Një nga metodat më të mira për të përmirësuar gjendjen tonë mendore është gjumi i mirë. Ai luan një rol kyç në humor, funksionet njohëse dhe gjendjen tonë psikologjike.
Një gjumë cilësor ndikon pozitivisht në trajtimin e stresit.
Duhet të dallojmë ankthin mbrojtës nga ankthi problematik
Ekspertët thonë se një sistem i brendshëm alarmi jep rezultate pozitive në performancën tonë dhe na ndihmon të njohim rrezikun. Megjithatë është e rëndësishmë të përcaktojme se kur niveli i ankthit nuk është normal.
Shmangni shqetësimet
Nësë mendoni shumë për problemet tuaja, atehërë duhet të merreni me diçka tjetër që ju argëton.
Jini mirënjohës për gjërat e vogla
Mirënjohja është një emocion pozitiv dhe është e rëndësishme ta shprehni atë sa herë që është e mundur. Kjo mund të përfshijë shkrimin e letrave falënderuese ose shënimin e gjërave pozitive në jetën tonë.