Në një studim të publikuar në JAMA Network Open u analizuan të dhënat për stilin e jetesës së 45 000 njërëzve mbi 50 vjec. Ky studim që nisi që në vitin 1992 u fokusua se sa kohë kalonin njerëzit ulur në punë dhe në shtëpi duke parë televizorin dhe si ndikonte kjo në plakjen e tyre.Për çdo dy orë që kalonin para televizor pjesëmarrësit kishin një rënie prej 12 % në mundësitë për tu plakur shëndetshëm.
Nga zbulimi doli gjithashtu se dy orë të tjera aktivitet fizik rrit shanset për plakje të shëndetshme me 6 %.
Përgjithësisht njerëzit që kalojnë më shumë kohë duke parë televizor gjithashtu kanë tendencë të ndjekin zakone të tjera jo të shëndetshme, si modele të papërshtatshme të të ngrënit, rritjen e konsumit të kalorive dhe gjëra të tjera që janë të lidhura me rritjen e rrezikut për sëmundje.
Njerëzit gjithashtu shohin reklama për ushqime dhe pije me energji të lartë ndërsa shikojnë televizor, që mund të ndikojnë në sjelljen e tyre të blerjes.