Shpesh herë nutricionistët flasin për arrat braziliane dhe arsyet pse duhet të jenë pjesë e dietës sonë ushqimore. Ato përmbajnë selenium që ndihmon në rregullimin e hormoneve të tiroides dhe zbutjen e inflamacionit.
Gjithashtu ushqejnë trupin me anti-oksidantë dhe ndikojnë tek truri që të qëndrojë i shëndetshëm.
Sipas dermatologëve arrat braziliane përmirësojnë lëkurën pasi e forcojnë duke e mbrojtur nga agresorët mjedisorë.
Por rekomandohet që të tregohet kujdes me sasinë e konsumit të arrave braziliane dhe të pritet pak kohë për rezultatet.