Dollari amerikan vijon edhe këtë fillim jave ‘rënien e lirë’ teksa ka regjistruar zbritje sërish gjatë fundjavës duke u blerë sot me 94.8 lekë dhe duke u shitur me 95.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane gjithashtu ka shënuar rënie të vlerës teksa është blerë mëngjesin e kësaj të hëne me 103.9 lekë dhe është shitur me 104.8 lekë në raport me javën që lamë pas.
Franga zvicerane nuk bën përjashtim pasi edhe ajo ka pasur rënie të ndejshme të kuotës këtë të hënë duke u blerë sot me 106 lekë dhe duke u shitur me 106.9 lekë në raport me javën e kaluar.
Referuar tregut të brendshëm valutor Paundi britanik blihet sot me 121 lekë dhe shitet m 122.3 lekë duke humbur edhe ai pikë gjatë fundjavës dhe duke e nisur këtë javë në vlera negative.
Burimi: SCAN TV