Pavarësisht nëse zgjat shumë apo pak dhimbjet e kokës janë të bezdishme. Ekspertët shëndetësore sugjerojnë disa mënyra për të larguar dhimbjen e kokës
Bëni 30 minuta aktivitet fizik
Ndryshimi i stilit të jetesës mund të zvogëlojë dhimbje e kokës. Ushtrimet lëshojnë endorfinë që bllokon sinjalet e dhimbjes në tru.
Kufizoni kafeinën
Përdorimi i tepërt i kafeinës rrit presionin e gjakut dhe munë të shkaktojë dhimbje koke.
Dietë e shëndetshme
Eleminoni ushqimet e dëmshme të cilat përmbajnë gluten, sheqerna, natrium, konservues dhe shije artificiale.
Shmangni alkoolin, duhanin dhe drogën
Shumë njerëz që vuajnë nga dhimbje koke kronike ose migrenë janë të ndjeshëm ndaj alkoolit. Po ashtu duhet shmangur duhani dhe droga.
Siguroni një gjumë cilësor
Rekomandohet që të flini rreth 8 orë gjumë çdo natë, por në çdo rast e rëndësishme është që të flini aq sa ju nevojitet për t’u ndjerë funksional gjatë ditës.