Intervistat e punës kanë për qëllim të vlerësojnë personalitetin tuaj dhe kjo është faza ku punëdhënësi mund të mësojë më shumë për ju.
Me fjalë të tjera, kjo është faza ku mund t’i bëni përshtypje personit që ju interviston.
Ndonëse nuk është gjithmonë e mundur të dini rreth intervistuesit tuaj paraprakisht, ka disa gjëra që mund të bëni për të treguar më të mirën tuaj.
Gati dy vjet pas pandemisë COVID-19, shumë njerëz e kanë të vështirë të gjejnë punët e tyre të dëshiruara.
Nëse jeni në gjendje të kaloni në raundin e intervistës, ka disa gjëra që mund të bëni për të ndriçuar shanset tuaja.
Ekspertët e karrierës rekomandojnë të jeni të sinqertë me veten pasi intervistuesit janë të prirur të dinë idetë dhe opinionet tuaja.
Lexoni, hulumtoni dhe rishikoni përshkrimin e punës
Është e rëndësishme të lexoni me kujdes përshkrimin e punës që ju është dhënë përpara intervistës suaj.
Mësoni përmendësh atë që keni shkruar në CV pasi mund t’ju bëjnë pyetje për të kaluarën tuaj profesionale dhe personale.
Hulumtoni sa më shumë që të mundeni për rolin tuaj të punës, përgjegjësitë dhe kompaninë.
Gjëja kryesore është të mos gënjeni e as të konfuzoheni pasi intervistuesi mund ta shohë.
Qëndroni pozitivë
Në vend që të stresoheni për intervistën, përgatituni për të. Mbani një mendje pozitive dhe besoni se mund të shkëlqeni.
Praktikoni disa intervista me kolegët, miqtë ose familjen tuaj përpara se të paraqiteni për intervistën përfundimtare.
Merrni reagime prej tyre dhe punoni në aspektet negative.
Nëse pavarësisht gjithë kësaj nuk ia dilni, mos e humbni shpresën dhe ecni përpara.
Kushtojini vëmendje gjuhës suaj të trupit
Qoftë virtuale apo në zyrë, gjuha e trupit dhe qëndrimi juaj thonë shumë për ju.
Ju duhet të qëndroni të qetë, të mbani kontaktin me sy me intervistuesin dhe të jeni të duruar.
Asnjëherë mos e teproni me gjestet e duarve, mbajini ato delikate.
Ndalojeni tundjen e këmbës sepse është një shenjë e sigurt se jeni nervoz.
Mos harroni të vendosni një buzëqeshje në fytyrën tuaj.
Merreni seriozisht intervistën dhe intervistuesin
Është e rëndësishme që ta merrni seriozisht intervistën dhe të respektoni intervistuesit.
Ata kanë njohuri dhe përvojë të gjerë dhe e dinë se çfarë po bëjnë.
Ndërsa ju mund të mendoni se një pyetje është sipërfaqësore, ajo mund të jetë e rëndësishme për ta. Përgjigjuni sinqerisht dhe tregoni se ka rëndësi.
Falenderojini pasi të përfundojë intervista dhe mos harroni të ndiqni procesin e vlerësimit të punësimit.
Këtu janë disa pyetje të zakonshme të intervistës për punë
Këtu janë disa pyetje të zakonshme për të cilat mund të përgatiteni paraprakisht:
- Na tregoni për veten tuaj.
- Pse dëshironi të ndryshoni punën tuaj?
- Pse dëshironi të punoni këtu?
- Cilat janë pikat tuaja më të forta dhe të dobëta?
- Nga të gjithë aplikantët, pse duhet t’ju punësojmë ju?
- Ku e shihni veten pas 5 vitesh?
Gjithë të mirat!
Burimi: News Bytes