Domatet janë të njohura për vlerat e shumta që kanë për organizmin.
Ato kanë përmbajtjen më të lartë të antioksidantëve. Domatet janë një burim i jashtëzakonshëm i Vitaminës C dhe Vitaminës K.
Ajo është bujare në përmbajtjen e potasit, magnezit, fibrave, vitaminës A, B6, folatit, Vitaminës E, fosforit, kromit, proteinave, zinkut dhe hekurit.
Domatet të bëjnë mirë për zemrën, ulin kolesterolin dhe trigliceridet.
Studime të shumta kanë treguar që domatja është e shkëlqyer në mbrojtjen e zemrës, jo vetëm prej vlerave antioksidante por edhe për faktin që rregullon yndyrnat në qarkullimin e gjakut.
AgroWeb.org ju sjell në këtë artikull mënyrën se si t’i mbillni domatet në shtëpitë tuaja, vetëm në disa hapa.
Periudha më e mirë e mbjelljes së domateve është pranvera por mund t’i mbillni edhe në vjeshtë.
Si fillim zgjidhni se cilat domate dëshironi që të mbillni
Nuk ka rëndësi nga lloji i domates që përzgjidhni pasi proçedura është e njëjtë.
Pasi t’i keni prerë 2-3 domate në mes, dhe me ndihmën e një luge hiqni farat dhe vendosini në një enë plastike.
Këtë enë vendoseni në një vend të ngrohtë, por AgroWeb ju këshillon që të mos e vendosni në kontakt të drejtë me diellin.
Fermentimi
Në sipërfaqen e farave të domates do të fillojë të krijohet një lloj myku, dhe kjo do të shkaktojë që ena të lëshojë një aromë jo fort të këndshme.
Prandaj mund të vendosni enën diku që nuk ju bezdis, mjafton që vendi të jetë i ngrohtë.
Enën është e mira që ta përzieni çdo ditë, deri sa myku të ketë formuar një shtresë të bardhë në sipërfaqen e tyre.
Zakonisht që ky proces të ndodhë duhen 2-3 ditë.
Pasi të kenë kaluar 2-3 ditë, me një lugë plastike hiqni mykun e formuar.
Farat e domates do të kenë rënë në fund të enës.
Shpëlajeni mirë më ujë të bollshëm, dhe me një sitë kulloni farat.
Pasi të keni kryer këtë hap, mjafton t’i vendosni farat në një tavë dhe ta lini atë në diell për disa ditë.
Mbjellja në vazo
Si fillim, domatet mbillen në vazo, dhe mbahen aty 6-8 javë. Më pas ato do të jenë gati për t’i kaluar në oborr apo në vazo më të mëdha.
Në vazo të vogla hidhni pleh organik derisa të keni mbushur 2/3 e vazos, vendosni 2-3 fara dhe më pas shtoni dhe pjesën tjetër të plehut.
Mjafton që t’i shtypni lehtë me dorë dheun dhe t’i ujisni pak.
Vazot si fillim ruajini në një vend të ngrohtë 21-27 gradë Celsius, kjo do t’i mundësojë farave që të mbijnë.
Pasi të kenë lëshuar filiza, vendosini në një vend me diell.
Ujitja duhet të jetë e vazhdueshme, por AgroWeb ju këshillon që duhet t’i spërkasni me ujë çdo ditë për të paktën 7 apo 10 ditët e para.
Kur të shikoni filizat duhet ta reduktoni ujitjen në një herë çdo dy apo tre ditë.
Shumica e bimëve vyshken vetëm nga ujitja e gabuar.
Pasi kërcelli i domates të jetë rritur në gjatësinë 15.2 cm, mund t’i tranferoni në oborrin tuaj apo në një vazo pak më të madhe.
Mjafton që të hapni një gropë 60 cm të thellë, dhe të vendosni aty fidanin e domates e më pas ta mbuloni me pleh.
Mos harroni që t’i vendosni domates një shkop druri për ta mbështetur kështu domatja do të rritet në drejtimin që ju doni.
Burimi/AgroWeb.org