Pas pandemisë shumë njerëz filluan të kishin probleme me humbjen e kujtesës.
Por ka disa aktivitete që mund të ndihmojnë për të parandaluar një fenomen të tillë.
Aktivitet fizik çdo ditë
Të jesh fizikisht aktiv rrit qarkullimin e gjakut në gjithë trupin, duke përfshirë edhe trurin.
Jini mendërisht aktiv
Ashtu si aktiviteti fizik e mban trupin në formë, aktivitetet që angazhojnë mendjen ndihmojnë në mbajtjen e trurit në formë. Bëni fjalëkryqe. Lexoni. Luani lojëra. Mësoni një instrument muzikor apo provoni një hobi të ri.
Kaloni kohë me të tjerët
Ndërveprimi social ndihmon në largimin e depresionit dhe stresit.
Qëndroni të organizuar
Shënoni detyrat, takimet dhe ngjarjet e tjera në një kalendar. Mos bëni shumë gjëra në të njëjtën kohë.
Hani një dietë të shëndetshme
Hani fruta, perime dhe drithëra. Zgjidhni burime proteinash me pak yndyrë, si peshku dhe fasulet. Alkooli i tepërt mund të çojë në konfuzion dhe humbje të kujtesës.
Menaxhoni problemet kronike shëndetësore
Ndiqni këshillat e mjekut për trajtimin e gjendjeve mjekësore, të tilla si presioni i lartë i gjakut, diabeti, depresioni, humbja e dëgjimit dhe obeziteti.