Nisur nga sot, çdo fermer i regjistruar me NIPT që kultivon perimet, luleshtrydhen dhe rrushin në serra, mund të aplikojë për mbështetje duke u bashkuar me 3 fermerë të tjerë, për të përfituar financimin 100% nga Skema Kombëtare 2024.
“Fermerët e Divjakës janë shembull për t’u ndjekur për aktivitetin e tyre në bujqësi, duke përqafuar të parët metodat dhe teknologjitë e reja të prodhimit, njëkohësisht duke u bashkuar me njëri tjetrin për të rritur cilësinë dhe përfitimin ekonomik” shkruan në facebook ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj.
Diskutuam me ta risitë e Skemës Kombëtare të këtij viti dhe i ftuam të aplikojnë #TëBashkuar, për të marrë maksimumin e financimit nga të gjithë masat mbështetëse, tha Denaj.
Kujtojmë që aplikimet për subvencionet në bujqësi mbyllen me 19 prill dhe do të mund të përfitojnë fermerë individual, grupet e fermerëve, persona fizik, juridik dhe Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor.
Aplikimi kryhet on-line përmes aplikacionit e-Albania.