• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Friday, October 23, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Rama: Kemi potencial për një rritje të investimeve të huaja dhe në 4 miliard euro

March 28, 2024
in Ekonomi
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Këshilli Ekonomik Kombëtar zhvilloi mbledhjen e tij, nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama, njëkohësisht Kryetar i KEK, ku u diskutua mbi politikat që po ndërmerren aktualisht për të mbështetur më tej ekonominë dhe bizneset, në një fazë tejet pozitive të zhvillimit të ekonomisë shqiptare, e çertifikuar së fundmi edhe nga Standard & Poor’s, që e ngriti Shqipërinë në majën më të lartë me vlerësimin e saj për financat publike dhe uljen e mëtejshme të borxhit

Deklarata e kryeministrit Edi Rama

Shumë faleminderit!

Mblidhemi në një kontekst, do thoja, shumë inkurajues për ekonominë tonë, në kushtet kur nga njëra anë Shqipëria ka marrë një vlerësim të ri nga Standard &Poor’s me “BB – ” . Është hera e parë që Shqipëria ngjitet në këtë nivel në klasifikimin e vendeve dhe nga ana tjetër kur kemi një të dhënë të fundit të Bankës së Shqipërisë, për një rritje të ndjeshme të investimeve të huaja të cilat për herë të parë kanë hipur ndjeshëm mbi shifrën e stabilizuar në vitet e fundit prej 1 miliard eurosh, në 1.5 miliard euro.

Vizioni ynë i Shqipërisë 2030 shkon shumë përtej këtyre të dhënave të aktualitetit. Pa diskutim që ne kemi një potencial për një rritje të mëtejshme të investimeve të huaja dhe synimi ynë është të ngjitemi në2, 2.5, në 3, në 4 miliard.

Pa diskutim që ne i kemi të gjitha mundësitë që në një kohë jo të gjatë të kemi një tjetër vlerësim pozitiv me përmirësim nga Standard &Poor’s dhe sot nëse shohim të dhënat dhe nëse shohim trendët, nuk është aspak e shfrenuar imagjinata që në një kohë të arsyeshme të kalojmë në “BB +”. Turizmi rritet, kërkesa për Shqipërinë rritet në mënyrë eksponenciale do të thoja.

Sot ne shohim që sipërmarrja në turizëm nuk shtron më problemin e pagave. Është gati të paguajë dhe të paguajë shumë mirë si nuk do të imagjinohej deri disa vite më përpara, por shtron problemin që të ketë kë të paguajë dhe të ketë me kë t’i mbulojë të gjitha rolet dhe funksionet e një infrastrukture mikpritjeje.

Nga ana tjetër, për ne është shumë e rëndësishme që të kemi qartësi dhe të kemi sa më shumë kontribut nga të gjithë faktorët e tjerë ekonomikë dhe socialë, si dhe akademik, në mënyrën se si ne duhet të formësojmë një politikë të re për aftësimin profesional, jo vetëm në nivel të shkollës, por edhe për ri aftësimin në funksion të tregut edhe në moshat që nuk janë më mosha shkolle.

Sigurisht që ne kemi disa ide, por duam që të bashkojmë forcat dhe të krijojmë një qasje sa më të qartë dhe sa më konkrete për çka duhet të bëjmë.

Dhe e fundit, por jo për nga rëndësia është diskutimi për projektligjin e ri për Dhomën Ekonomike Kombëtare. Një projektligj i vonuar për shumë vite pa i hequr askujt të drejtën që të bëjë çfarë organizimi të dojë në punën e tij, duhet të imponojmë detyrimin e regjistrimit në Dhomën Ekonomike Kombëtare siç e kanë të gjithë vendet demokratike për hir të së vërtetës, asgjë më shumë, por edhe asgjë më pak. Kur në ndërkohë nevojat e sipërmarrjes sot janë shumë të ndryshme nga ato që ishin më parë. Kur ndërkohë ne nga ana jonë jemi të vetëdijshëm që procesi integrimit në Bashkimin Europian me fazën e negociatave është një proces që ngarkon me përgjegjësi të mëdha, të reja jo vetëm qeverinë, jo vetëm pushtetin ekzekutiv, por të gjithë sistemin e organizmit të Shqipërisë. Që do të thotë, është një proces ku pushteti ekzekutiv, pushteti gjyqësor, pushteti legjislativ kanë detyrat e tyre që duhet t’i përmbushin sepse nuk do integrohet qeveria e Shqipërisë në Bashkimin Europian, do integrohet Shqipëria dhe përtej këtyre që në një farë mënyrë mishërojnë sektorin publik në Shqipëri edhe sektori privat ka përgjegjësitë e veta të mëdha.

Do të ketë kostot e veta të pashmangshme në këtë proces, do duhet të bëjë sakrificat e veta për këtë proces dhe mbi të gjitha ka një emërues të përbashkët për ne, qeverinë, pushtetin ekzekutiv, për pushtetin gjyqësor, për pushtetin legjislativ, për sektorin privat, për të gjitha agjencitë e tjera të pavarura, për shoqërinë civile, për universitetin dhe ky emërues i përbashkët është që ky proces në këtë fazë kërkon dije. Kërkon dije të reja, kërkon dije të reja që nga mënyra sesi funksionon procesi, që nga mënyra sesi funksionon Bashkimi Europian.

Procesi i integrimit dhe negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian janë: “mangiquestaminestra”. Pikë!

Pa diskutim Dhoma Ekonomike Kombëtare do të ketë mundësi, do të jetë një mundësi e re për të informuar, për të mbështetur, për të asistuar, për të ndihmuar dhe do të jetë një interlekutor i rëndësishëm në këtë proces.

Në mbyllje dëshiroj që të theksoj që gjithë kjo punë kërkon dialog më intensiv, kërkon dialog më të strukturuar, kërkon dialog më produktiv dhe patjetër që ky Këshill Ekonomik Kombëtar është një nga hapësirat ku me vullnet të përbashkët, me angazhim të përbashkët ne mund të rrisim produktivitetin e dialogut mes qeverisë dhe gjithë faktorëve të tjerë.

Faleminderit!

Tags: ediramainvestimetehuajaKryeministerRritjeStandart&Poor'sVleresim
ShareTweetShare

TE NGJASHME

65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025
Ekonomi

65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

October 18, 2026
Lekët “ndajnë” shqiptarët/ Të pasurit kanë gati 5 herë më shumë të ardhura se të varfërit. Jemi mbi BE
Ekonomi

Lekët “ndajnë” shqiptarët/ Të pasurit kanë gati 5 herë më shumë të ardhura se të varfërit. Jemi mbi BE

October 17, 2026
Presionet e dollarit dobësojnë Bitcoin-in
Ekonomi

Presionet e dollarit dobësojnë Bitcoin-in

October 15, 2026
Ligji i ri për konsumatorët, krijohet agjenci kombëtare dhe vendosen rregulla kundër uljeve fiktive të çmimeve
Ekonomi

Ligji i ri për konsumatorët, krijohet agjenci kombëtare dhe vendosen rregulla kundër uljeve fiktive të çmimeve

October 14, 2026
Dacia Sandero mban fronin në Evropë, lë pas Volkswagen Golf dhe Tesla Model Y
AUTO

Dacia Sandero mban fronin në Evropë, lë pas Volkswagen Golf dhe Tesla Model Y

October 14, 2026
Italia do 165 mijë punonjës – Nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët
Ekonomi

Italia do 165 mijë punonjës – Nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët

October 14, 2026
Next Post
AMF: Tregu i sigurimeve u rrit me 8.14%

AMF: Tregu i sigurimeve u rrit me 8.14%

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Shega, fruti i kuq që i bën mirë organizmit: Nga shëndeti i zemrës te mbrojtja e qelizave

Shega, fruti i kuq që i bën mirë organizmit: Nga shëndeti i zemrës te mbrojtja e qelizave

4 days ago
Materiali që kushton më shumë se diamanti: Një gram mund të vlejë deri në 140 milionë dollarë

Materiali që kushton më shumë se diamanti: Një gram mund të vlejë deri në 140 milionë dollarë

4 days ago
65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

5 days ago
Si t’i largojmë fëmijët nga ushqimet e pashëndetshme? Këshilla të thjeshta për prindërit

Si t’i largojmë fëmijët nga ushqimet e pashëndetshme? Këshilla të thjeshta për prindërit

5 days ago
Elon Musk prezanton “Roadster”-in futurist: Makina e së ardhmes që synon të sfidojë edhe gravitetin

Elon Musk prezanton “Roadster”-in futurist: Makina e së ardhmes që synon të sfidojë edhe gravitetin

6 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset