Truri jonë kërkon kujdes të vazhdueshëm për të qenë sa më i shëndetshëm.
Disa nga rregullat që duhen ndjekur:
Një shëtitje me miqtë
Aktiviteti fizik është një nga gjërat më të mira që mund të bëni për të përmirësuar shëndetin e trurit tuaj. Kombinimi i ushtrimeve fizike dhe lidhjeve sociale është shumë efektiv në reduktimin e stresit dhe rritjen e shëndetit të trurit.
Meditoni për disa minuta
Një “mjet” i dobishëm për të luftuar stresin dhe ankthin është praktika e rregullt e meditimit.
Largoni mendimet negative
Studimet kanë treguar se të menduarit negativ është një tregues i mundshëm për një rrezik në rritje të demencës.
Mbani një orar specifik të gjumit
Gjumi luan një rol kyç në mënyrën se si funksionon truri. Shumë studiues kanë gjetur një lidhje midis mungesës së gjumit dhe sëmundjes së Alzheimerit.
Filloi një sport i ri
Të mësuarit është një tjetër pjesë kyçe e funksionit të shëndetshëm të trurit. Nëse vërtet dëshironi ta mbani trurin tuaj vigjilent, çdo hobi ose sport do t’ju bëjë mirë.