Nutricionisti me Çertifikim Ndërkombëtar Pavli Brozi na tregon sekretin e produkteve
Të gjithë duam të dukemi sa më bukur dhe të mbajme trupin në formë . Por më e rëndësishme në këtë proces është arritja e qëllimeve në mënyrë të shëndetshme. Pikërisht ky është misioni i SoHealthy Living që ofron shota të shëndetshëm për dobësim, konsulta falas, plane ushqimore dhe zgjidhje profesionale për çdo rast.
Cfarë janë Healthy shots?
Shots janë risi e SoHealthy Living. Ato përmbajnë 100 përqind përbërës natyralë të prodhuar nga So Healthy Living me qëllim: dobësim, pastrim, detox, mirëqenie, marrje e vitaminave etj.
Në një intervistë për Probizz.al, themeluesi i SoHealthy Living Pavli Brozi na jep më shumë detaje për të gjitha produktet. Pavli ëshë ekspert në këtë fushë dhe gëzon certifikimin ndërkombëtar si Nutricionist.
Çfarë produktesh ofron për qytetarët SoHealthy Living?
SoHealthy Living ofron shërbime dhe produkte profesionale në lidhje me të ushqyerin. Duke filluar nga këshillat për një jetesë të shëndetshme, dieta ushqimore të personalizuara dhe gjithashtu produkte të mirëstudiuara shkencërisht për të ndihmuar klientët të arrijnë qëllimet e tyre në lidhje me peshën.
Cilat janë efektet?
Çdo produkt që ne kemi sjellë në treg, është tepër i studiuar dhe provuar që të japë efektin maksimal për kërkesat e klientëve. Kryesisht, qytetarët kërkojnë të kenë një peshë të shëndetshme. Por që normalisht, ne e dimë shumë mirë dhe qytetarët duhet ta dinë, që të paturit një peshë të shëndetshme, vjen si pasojë e një jetese të shëndetshme. Prandaj produktet tona synojnë të rregullojnë problematika kyçe në lidhje me shëndetin si për shembull: Inflamacionin nga ushqimet që konsumojmë, rregullimin e insuline resistance (rezistenca e insulinës), rregullimin e tretjes, rregullimit e hormonit leptin (i cili i tregon trurit kur është i uritur) me anë të dietave ushqimore etj. Gjithsesi vlen për tu përmendur që në asnjë moment nuk kemi qëllim kurimin apo shërimin e çfarëdo sëmundje kronike edhe pse obeziteti mund të quhet një sëmundje në thelb.
Sa herë mund të përdoren?
Ideologjia jonë është që secili shërbim ose produkt që hedhim në treg, të jetë natyral, dhe si të tilla efektet anësore janë minimale, por gjithsesi në varësi të rasteve të ndryshme i udhëzojme klientët në lidhje me problematikat që mund të sjelli produkti ose shërbimi. Këshillat tona do të ishte mirë që të ndiqeshin gjithmonë nga gjithësecili. Ndërsa në lidhje me produktet (për shembull: Healthy Shots), të cilat kanë qëllim të japin rezultate të shpejta, ne rekomandojmë deri në 3-4 muaj pa patur nevojë për ndërprerje. Gjithsesi, siç permenda dhe më sipër, çdo gjë varion nga organizmi i gjithësecilit, dhe nëse dikush nuk e ka problem mund të vazhdojë .
Cfarë përbërësish kanë dhe a janë të fortë për organizmin?
Linja e HealthyShots ka në përbërje vetëm ingredientë natyral si: xhinxher, turmerik, limon, selino, qitro, uthull molle, çaj të zi, olong, çaj jeshil, çaj mate, aloe vera etj. Shotsi edhe pse në sasi 45ml është tepër i përqëndruar dhe si i tillë është goxha efektiv. Shija është disi e forte. Për ne më e rëndësishme është efekti dhe rezultati se sa shija. Secili organizëm reagon ndryshe prandaj ne konsultojmë klientët për ndikimet që mund të ketë në varësi të sepcifikave të qytetarëve.
Si paraqiten kërkesat?
Qytetarët na gjejnë më së shumti online, ku dhe ne e kemi më të lehtë të përhapim ideologjinë tonë dhe të dëgjohemi nga një audiencë më e gjërë. Kryesisht në rrjete sociale, ëebsite. Tashme shumë klientë na gjejnë ne pikën tonë më të re në Don Bosko, ku konsultohen për specifikat e gjendjes së tyre dhe gjithashtu marrin produktet tona.
Cilat janë rezultatet nëse konsumojmë rregullisht produktet sipas konsultave me ju?
Sipas observimeve tona, shumë klientë kanë përmirësim në tretje, gjithashtu dhe heqjen e bloating(fryrjes). Normalisht qëllimi kryesor është humbja e peshës, me një mesatare prej 2-6kg për secilën paketë. HealthyShots funksionojnë duke nxitur trupin të djegi yndyrnat e këqija në trup me procesin e thermogenesis ndër të tjera.
Si lindi si biznes So Healthy dhe kush e drejton?
Ideja lindi si domosdoshmëri dhe pasion njëkohësisht. Për shumë vite jam angazhuar me sporte të ndryshme dhe gjithmonë më ka intriguar fakti që vetëm aktiviteti fizik është shumë i pamjaftueshëm për të patur një trup të shëndetshëm. Më pas, përtej studimit dhe zgjidhjes së problemeve personale, mendova që shoqëria ështe tej mase e pa informuar rreth të paturit një shëndet të mirë. Shume qytetarë, duke përfshirë dhe familjet tona, kanë koncept tejet të gabuar rreth të ushqyerit shëndetshëm. Si rrjedhojë, dashje padashje mora drejtimin e nutricionit duke informuar të aferm, miq dhe më pas mijra qytetarë rreth zgjedhjeve të duhura në lidhje me dietën. Prej gati 2 vitesh kam certifikimin ndërkombëtar si nutricionist dhe vazhdoj akoma sot e kësaj dite të qëndroj up to date me studimet e reja në lidhje me të ushqyerin, pasi kjo fushë nuk ka kurrë fund dhe është një process i pafundëm studimi dhe eksperimentimi.
Z. Brozi na tregoni pak më shumë rreth vetes dhe pasionit në fushën e healthy living?
Unë faktikisht kam mbaruar studimet për Inxhinieri Matematikë dhe Informatikë ose në terma me konkret, Data Science. Mendoj që ky background më kanë ndihmuar goxha në punën që bëj aktualisht pasi statistika dhe matematika janë një ndër bazat e pothuajse çdo studimi në lidhje me nutricionin.
Pasioni im për jetesën e shëndetshme shkon përtej SoHealthyt (biznesit), pasi të jesh i shëndetshëm është një domosdoshmëri vetjake. Çdo ditë mundohem të zbuloj teknika dhe ushqimet e duhura për një shëndet optimal. Gjithashtu me vjen shumë keq kur shikoj qytetarë që bëjnë gabime shumë të rënda në mënyrën se si ushqehen dhe si ushqejnë fëmijët. Bien pre e marketingut të shumë produkteve që maskohen si të shëndetshme dhe nuk kanë informacionet bazë për te diferencuar kush është e dëmshme dhe kush jo.
Cili është vizioni i kompanisë?
Vizioni ynë është të përhapim dije rreth të jetuarit shëndetshëm dhe të ndërgjegjësojmë njerëzit se sa e rëndësishme është të ushqehesh shëndetshëm. Në treg qarkullojnë shumë informacion i gabuar në lidhje me nutricionin dhe ne kemi synim të jemi ndër pionerët e dhënies së informacionit të saktë dhe të studiuar shkencërisht.
Prej sa vitesh operoni në treg?
Ne kemi rreth 3 vite në treg dhe po rritemi me hapa të konsiderueshëm, sepse njerëzit na besojnë dhe gjejnë veten në këshillat dhe produktet tona.
Mënyrat e kontaktit që ofroni me klientët?
Mendoj që mënyra më e lehtë për të komunikuar në mënyrë më eficente janë kanalet online dhe ne momentalisht po operojmë më së shumti në këtë mënyrë. Gjithsesi çdo person që kërkon një konsultë më të detajuar mund të na gjejë në pikën tonë në Don Bosko, pranë Gjykatës Administrative.
https://healthylivingal.my.canva.site/healthyshots
https://www.instagram.com/sohealthy_living
+355 69 697 3640