Sipas gjetjeve nga anketa e kryer në mesin e popullatës shqiptare që jeton në vendet e tyre të origjinës (Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe në rajon) dhe në diasporë (kryesisht në Evropë), 74% e të anketuarve janë shprehur se do të investonin në kriptovaluta nëse do të kishin informacion të mjaftueshëm se si funksionojnë, ndërsa vetëm 24% e njerëzve të pyetur, nuk kanë dëgjuar kurrë për kriptovalutat.
Sondazhi u krye nga dua.com përmes kanaleve dixhitale dhe njerëzve iu drejtuan 10 pyetje. Ai përmbledh të dhënat e mbledhura nga 1 055 persona në vende të ndryshme ku jetojnë shqiptarë dhe synon të kuptojë adoptimin e kriptomonedhave brenda komunitetit dhe lidhjen e tyre me remitancat. Të gjitha të dhënat e mbledhura nga sondazhi janë krejtësisht anonime.
U përgjigjën 1055 persona, nga të cilët 83% ishin meshkuj dhe 17% femra. Grupmosha më e madhe është nga 18 deri në 34 vjeç, me 69% të përgjigjeve. Sa i përket njohurive të tjera demografike, 68% e të pyeturve zgjodhën Kosovën si vendin e tyre të origjinës. Nga popullsia e përgjithshme, 57% e njerëzve janë pjesë e diasporës (kryesisht në Evropë), ndërsa pjesa tjetër jeton në vendet e tyre përkatëse.
Ne u befasuam pozitivisht nga shkalla e lartë e njerëzve që në fakt kanë njohuri të përgjithshme ose kanë dëgjuar për kriptovalutat. 29% e njerëzve ndjekin rregullisht tregun dhe kanë bërë një formë investimi dhe 47% e tyre kanë një formë informacioni për kriptovalutat. Kur u pyet: “Ku keni dëgjuar për kriptovalutat?”, 71% janë përgjigjur në “Internet”.
Sa i përket pjesës së remitancave, kur u pyet: “A dërgoni para jashtë vendit dhe nëse po, cilën metodë përdorni?”, 39% e njerëzve përdorin shërbimet tradicionale të transferimit të parave, 13% shërbimet bankare dhe 5% përdorin para fizike. 43% e të pyeturve nuk dërgojnë fare para. Kjo shpjegohet me shkallën e lartë të njerëzve që nuk janë pjesë e diasporës. Dërgesat personale të dërguara nga diaspora janë shumë më të mëdha se paratë që dërgohen nga vendet e origjinës. Në lidhje me çështjet e dërgimit të parave, 41% e njerëzve nuk ishin të kënaqur me gjendjen aktuale të industrisë së remitancave, duke deklaruar arsye si tarifat e larta dhe të fshehura – 22%; Radhë të gjata dhe vonesa – 8%; mungesa e alternativave të lira – 11%. Nga ana tjetër, 59% e të anketuarve nuk kanë pasur probleme me dërgimin e parave. Kjo shpjegohet sërish me përqindjen e lartë të njerëzve që jetojnë në vendet e origjinës.
Në përgjigje të problemeve me të cilat përballen këta njerëz kur dërgojnë para, ne kemi vërejtur disa rezultate vërtet interesante dhe befasuese. Kur pyetëm: “A do të përdornit remitancat në formën e kriptomonedhave nëse ato do të ishin 90% më të lira se kanalet tradicionale?”, pothuajse 50% u përgjigjën me “Po” dhe 37.2% me “Nuk jam i sigurt”. Vetëm 13.5% e njerëzve nuk do ta përdornin këtë formë të remitancave.
Burimi: Dua.com