Më shumë se 5,000 terminale interneti satelitore Starlink nga SpaceX e Elon Musk janë tani aktive në Ukrainë, raportoi Washington Post të shtunën.
“Ne po përdorim mijëra terminale me dërgesa të reja që mbërrijnë çdo ditë,” tha për The Post përmes një përkthyesi Mykhailo Fedorov, zëvendëskryeministri i Ukrainës.
Fedorov nuk dha numrin e saktë të terminaleve të dorëzuara Starlink, të cilët lidhen me satelitët në orbita, por një person i njohur me përpjekjet e Starlink në Ukrainë, i cili kërkoi anonimitetin, tha për The Post se kishte mbi 5000 në vend.
Fedorov tha për The Post se interneti Starlink ka rezultuar “shumë efektiv” në Ukrainë në mes të pushtimit të Rusisë, duke shtuar se “cilësia e lidhjes është e shkëlqyer”.
Musk tha më 27 shkurt se Starlink ishte aktivizuar në Ukrainë dhe terminalet ishin rrugës për në vend, një ditë pasi Fedorov i kërkoi miliarderit në Twitter të dërgonte terminalet.
Që nga 1 marsi, Ukraina ka marrë të paktën katër dërgesa të terminaleve Starlink, sipas tweets të Fedorov. Dorëzimi më i fundit ishte të premten, sipas tweet-it të Fedorov.
Rrjeti i Starlink, i cili ka mbi 2,100 satelitë në orbitë, është projektuar për të operuar në zona ku lidhja nuk është e besueshme ose plotësisht e padisponueshme, sipas faqes së internetit të kompanisë.
The Post raportoi se civilët nën sulm pa lidhje interneti, zyrtarë qeveritarë dhe kompani teknologjike në Ukrainë ishin ata që përdornin Starlink në vend.
Starlink po ndihmon një njësi elitare të dronëve ukrainas të shkatërrojë armatimin rus gjatë natës, raportoi The Times e Londrës.
Burimi: Insider