Starbucks ka njoftuar një plan ristrukturimi prej 1 miliard dollarësh që përfshin mbylljen e disa prej kafeneve të saj në Amerikën e Veriut . Gjithashtu do të largohen nga puna shumë punonjës teksa kompania po avancon me transformimin e saj të quajtur “Kthimi te Starbucks” nën drejtimin e CEO-së Brian Niccol.
Numri i kafeneve që operojnë në Amerikën e Veriut do të ulet me rreth 1 % në vitin fiskal 2025. Starbucks vepronte në më shumë se 11.400 lokacione në Amerikën e Veriut deri më 29 qershor . Mbi 100 kafe do të mbyllen dhe rreth 900 punonjës do të pushohen nga puna , ka deklaruar kompania.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNBC për Probizz.al












