Piramida ka tërhequr vëmendjen e mediave të huaja. Një ndër gazetat më të mëdha në Singapor shkruan për ndryshimet pozitive në Tiranë dhe mes tyre përmend edhe transformimin e piramidës në qendrën më të madhe të informacionit në rajon.
“Strait Times” shkruan se ish-muzeu, do të presë qindra të rinj shqiptarë të interesuar për trajnim në teknologjinë kompjuterike.
Arkitektët projektues, e dizenjuan ndërtesën në formën e Piramidës, duke glorifikuar liderin sipas stilit të Faraonëve të Egjiptit. Muzeu përfundoi ndërtimin në vitin 1988, 3 vite pas vdekjes së Hoxhës dhe 2 vite para se rendi komunist të rrëzohej, duke i hapur kështu rrugë demokracisë. Perimetri i jashtëm i rinovuar, konsiston në shkallare ku qytetarët mund të ngjiten që të kenë një pamje panoramike të kryeqytetit modern dhe plot gjallëri. Brendia kubike, veçon ato që duken si sete kontejnerësh të ngecur, të cilat do të shërbejnë si klasa mësimore, duke u ngritur disa kate mbi kupolën e qelqtë fillestare, thuhet në artikullin e Strait Times.
.