Ndërtuesit letër Ramës për çmimet e referencës

Pas VKM-së së muajit korrik ku është shtuar barra tatimore si te individët ashtu edhe për ndërtuesit,  këta të fundit i kanë dërguar një letër kryeministrit Edi Rama.

Sipas tyre rritja e çmimeve të referencës do të ndikoje tek shit-blerjet apo rivlerësimi i shtëpive.

Ndërtuesit thonë se me rritjen e taksës së pasurisë  do të shkaktohen dëme të mëdha financiare për këtë sektor.

Ata kërkojnë që hyrja në fuqi e këtij vendimi të ndodhë gradualisht .