Njeriu më i pasur në Europë, manjati i mallrave luksoze Bernard Arnault është shprehur kundër taksës mbi pasurinë. Një tatim i tillë sipas tij që mund të kapë vlerën e më shumë se 1 miliard eurove do të ishte fatale për ekonominë e Francës.
Themeluesi i LVMH u shpreh për Sunday Times se kërkesa për një tatim mbi pasurinë prej 2 % mbi të gjitha astetet synon të shkatërrojë ekonominë liberale , e vetmja që funksionon për të mirën e të gjithëve.
Ideja e një tatimi mbi pasurinë ka fituar vazhdimisht terren në Francë për shkak të një krize politike, me qeverinë që po përpiqet të shkurtojë buxhetin. Propozimi ka ardhur nga një ekspert ekonomie. Pasuria neto e Arnault është 169 miliard dollarë, kryesisht për të aksioneve të tij në LVMH.
Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian për Probizz.al












