Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj në një konferencë për mediat tha se të ardhurat, shpenzimet dhe punësimi janë në rritje krahasuar me vitin 2020.
Ibrahimaj tha se ka mbërritur në ministri një kërkesë nga ana e koncesionarit të pompave të naftës për të rritur tarifën, por për këtë pjesë është ngritur një grup pune që do të bëjnë një vlerësim e më pas do të dalë në një rezultat përfundimtar final.
“Sa i përket koncesionit të kontrollit të pompave që lidhet me proceset e metrologjisë, Shqipëria ka një kontratë koncesionare që në elementet e saj i jep të drejtë koncesionarit të kërkojë rishikim të tarifave nëse vlerëson që kushtet kanë ndryshuar e këto mund të rishikohen. Jemi në rastin që koncesionari ka bërë një kërkesë, Ministria e Financave, ka ngritur një grup pune për të vlerësuar nëse jemi në kushtet e ndryshimit të tarifave. Grupi teknik nuk ka dalë ende në një rezultat. Nuk ka asnjë nismë të Ministrisë së Financave për ndryshimin aq më pak për dyfishimin e tarifave. Unë nuk jam personi teknik për të vlerësuar kërkesat e koncesionarit. Grupi teknik do bëjë vlerësimin pavarësisht kërkesave të koncesionari.”- theksoi Ibrahimaj.
ProBizz.al