Bëhuni gati që të zgjoheni më herët.
Të dielën, më 31 mars, do të kthehet ora verore. Akrepat e orës zhvendosen një orë përpara, pra nga ora 03:00 e mëngjesit, në orën 04:00 të mëngjesit.
Ora verore do të zgjasë 7 muaj, ndërsa ajo dimërore fillon të dielën e fundit të tetorit dhe aplikohet për 5 muaj.
Ky ndryshimi i orës bazohet në një sistem që synon të përdorë sa më mirë dritën e ditës për të kursyer energji.
Bashkimi Europian ka ndaluar ndryshimin e detyrueshëm të orës në vitin 2021, duke i dhënë çdo shteti anëtar mundësinë të zgjedhë në mënyrë të pavarur nëse do të mbajë orën verore apo dimërore.