Dean Berberaj është vetëm 9 vjeç, ndryshe nga fëmijët e tjerë këtë kohë atij i është dashur të qëndrojë dyerve të Pediatrisë së Tiranës si pasojë e një problem që ka në vëshka.
Familjarët e Dean-it thonë se transplanti i veshkës nuk mund të bëhet pa rimodelimin e rrugëve urinare, gjë që ështe e pamundur të bëhët në Shqipëri.
Në pamundësi ekonomike, familja e Deanit bën apel për ndihmë që shpëtojnë djalin e tyre nga ky problem i lindur.
“Unë që po ju shkruaj jam Etleva Berberaj, nëna e Dean Berberaj i diagnostikuar që në lindje me probleme me veshkat! Fëmija që prej 2018 bën rregullisht seancat e Dializës 3 herë në javë. Aktualisht fëmija është shumë rëndë dhe ndodhet në spitalin Pediatrik në Tiranë. Fëmija ka kryer 3 operacione por pa sukses. Mjekët mendojnë që fëmija ka nevojë për transplant të veshkës (i cili do jepet nga prindi), por më parë duhet bërë një operacion tjetër specifik për korrigjimin e problemit të vezikës urinare. Ne dëshirojmë që ta çojmë fëmijën për këto ndërhyrje në Gjermani, por nuk mund ti mbulojmë shpenzimet. Ju lutem jepni kontributin tuaj me sa të mundeni. Ju lutem na ndihmoni që ti shpëtojmë jetën fëmijës tonë.”- apelon nëna e Dean, Etleva Berberaj
Familjarët kanë vënë në dispozicion të dhënat e mëposhtme dhe për çdo rast mund të kontaktoni edhe vetë më to.
Numri i llogarisë në Euro është ky: ETLEVA YLVI BERBERAJ
AL14202111540000000020736139
Numri i llogarisë në Lekë është ky: 0020736139
GoFundMe:
Gjithashtu mund të kontaktoni në numrin e telefonit: 0685039012 / 0698144951
KUJDES!
Një ditë më parë policia e shtetit njoftoi për goditjen e një grupi mashtrimi kibernetik. 6 persona u arrestuan pasi u zhvasnin para qytetarëve përmes rrjeteve sociale. Sipas policisë këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprime me qëllim ngritjen e një skeme të mashtrimit kompjuterik për përfitimin e shumave të ndryshme monetare nga të gjithë shtetasit shqiptarë ose jo, të cilët kanë qenë të interesuar për të ndihmuar të mitur me problem shëndetësore. Gjithashtu mësohet se këta shtetas, për një periudhë rreth 6-mujore, kanë arritur të marrin qindra transaksione financiare nga shtetas shqiptarë ose jo, të cilët janë me banim në territorin e Shqipërisë, por dhe jashtë saj.
Por rasti Dean Berberaj është i vërtetë dhe nuk ka lidhje me këto mashtrime, është rasti tipik ku të gjithë duhet të ngrihemi për të kontribuar sadopak për të shpëtuar 9 vjecarin. Familjarët kanë bërë transparente çdo komunikim për ta vërtetuar nevojën reale, situatën e vështirë të tyre dhe padyshim dhimbjen që bluajnë për Deanin e vogël.
Rasti DEAN BERBERAJ u bë publik nga gazetarja Brikena Prifti
Veç thirrjeve të familjarëve në rrjetet sociale, rasti i djalit të sëmurë Dean Berberaj u bë viral në rrjetet sociale nga gazetarja dhe spikerja e Tv Klan Brikena Prifti. Nuk është hera e parë që Brikena bën thirrje për ndihmë, për njerëz të sëmurë. Ajo i bashkohet thirrjes së tyre për të zgjatur dorën tek ata që kanë mundësi të japin mbështetjen e tyre. Tashmë kanë nisur lëvizjet për të kontribuar me fonde për Deanin ku janë hapur të gjitha llogaritë dhe kanalet e derdhjes së parave dhe e vetmja gjë që mbetet është të lutemi për fatin e tij dhe të mblidhet shuma e duhur në mënyrë që Dean Berberaj të kurohet jasht vendit dhe të jetojë i shëndetshëm si moshatarët e tij./ProBizz.al/