Flet Albana Dulellari Executive chef.
1. Në çdo stinë në fakt duhet të jemi të kujdesshëm por konkretisht cilat janë këshillat tuaja për sezonin veror për mënyrën e të ushqyerit?
Duke qënë se në verë kemi një disfavor në sasinë e elektrolitreve dhe ujit në organizëm, kujdesi për t’i vendosur në ekuilibër duhet të jetë i madh.
Ndaj shtimi i sasive të ushqimeve dhe produkteve që kanë sasi të larta të ujit patjetër janë ide e mirë. Përfshijmë këtu ujin natyral oligomineral, por edhe fruta, perimet e stinës duke i kombinuar në mënyrën e duhur me frutat arrore apo të përfshira në një sallatë të ftohtë vere, sic ne shpesh servirim në Perfect FOOD, e cila do të na ofronte njëkohësisht gjithë ushqyesit e nevojshëm për një vakt. Fatmirësisht sezoni i verës ofron mundësi ushqimesh me pak kalori dhe shumë ujë dhe minerale. Por mbetet për t’u thënë që ushqyerja e ekuilibruar zë po të njëten rëndësi si në çdo stinë tjetër.
2. Ku duhet të tregojmë kujdes?
Kujdes duhet treguar në mos shmangien e vakteve dhe në mosfokusimin në produkte të veçanta duke eleminuar një gamë të gjerë të ushqimeve të rëndësishme. Duke qënë verë shpesh fokusohemi në pijet energjike apo alkoolike duke bërë padashur një dëmtim të organizmit. Kujdes të veçantë duhet treguar në mirëmbajtjen e zorrës nëpërmjet produkteve probiotike natyrale duke mundësuar kështu një shëndet të mirë në gjithë sistemet dhe organet e trupit tonë.
3. Zgjedhja e duhur e fruta perimeve, cilat janë shenjat që tregojnë prodhime jo të mira?
Një fushë që i takon një specialist agronom për të folur ndaj ne shpesh në Perfect FOOD konsultohemi me specialist për të zgjedhur më të mirën e më të duhurën për klientët tanë. Ushqimet që vijnë nga fermeri janë ndihmesë e madhe për ne duke na siguruar që po shërbejmë ushqim të shëndetshëm katërcipërisht.
4. Cili është roli i lëngjeve të frutave dhe ujit?
Trupi ynë ndërtohet nga thuajse 60%-70% ujë, shifër kjo që na tregon se rëndësia është jetike. Kështu marrja në mënyrë konstante e tij dhe e shpërndarë në kohë sipas intervalit kohor të paktën 250 ml ujë në orë, është një këshillë e mirë. Duke qënë i vetmi likuid 0 kalori, sasia e rekomanduar e ujit është të paktën 2.8 l për person edhe pse kjo varet nga shumë faktorë të tjerë që lidhen me individin. Roli i ujit lidhet shumë më termorregullimin dhe shumë procese të tjera metabolike. Ujë patjetër mund të marrim dhe nëpërmjet lëngjeve të frutave, por sipas këshillave të nutricionistes sonë, ka shumë rëndësi që frutat të konsumohen të plota dhe jo të shtrydhura për të pasur efektshmëri më të lartë në shëndetin tonë. Kështu, sipas saj, nuk humbasim mineralet dhe vitaminat të cilat duhen për të vendosur ekuilibrin eletrolitik që humbasim nëpërmjet djersitjes, urinimit dhe jashtëqitjes. Po ashtu suprat e lehta të verës të gatuara me kungull apo speca etj., perime stinore na ofrojnë një tërësi vlerash në mikronutrientë, por edhe në lëngjet që duhet të marrim gjatë ditës.
5. Oraret ideale për vaktet, sa shpesh duhet të hamë?
Ushqyerja është një proces vital pa të cilin nuk do të ekzistonim. Ushqyerja e duhur është një detyrim që ia kemi vetes ndaj shpesh themi se është investimi më i mirë dhe i zgjuar që bëjmë. Por sigurisht ka rregullat e veta, sepse mënyrat e gabuara të ushqyerjes do të çonin në probleme të rënda shëndetësore që lidhen me tretjen, sistemin digjestiv në tërësi, sistemin imunitar, atë renal nervor hormonal e kështu me rradhë. Në mënyrë që të përftojmë dhe përthithim gjithë mikronutrientët e duhur duhet patur kujdes në kombinimin e produkteve dhe oraret e duhura të ushqyerjes. Ndarja e orareve dhe shpërndarja në kohë është 5 vakte ushqimore në ditë ku 3 janë vaktet kryesore dhe 2 prej tyre mesvaktet që përsëri kanë rëndësi të pazëvendësueshme, praktikisht çdo 3 orë. Ndaj në Perfect food ne konsultohemi të gjithë si skuadër për të sjellë më të mirën nëpërmjet menyve tona. Sipas nutricionistet oraret e ushqyerjes janë:
Mëngjesi: 08:00 – 09:00
Mesvakti 1: 10:30 – 11:00
Dreka: 12:00 – 14:00
Mesvakti 2: (zemra) 16:00 – 17:00
Darka: 19:00 – 20:30
Kuptohet në raste apo nevoja të veçanta individët mundet të konsumojnë edhe 1 vakt më shumë apo më pak, kjo vendoset pas konsultës së personalizuar.
6. Cfarë ofroni ju për qytetarët? Llojet e kombinimeve ushqimore?
Këtu po na ngacmoni për të nxjerrë disa nga sekretet tona dhe nuk do të kursehemi në fakt. Me dëshirën e madhe për të shërbyer në tregun e Tiranës momentalisht, por me qëllime shumë largpamëse, sigurisht dhe përgjgjesia për këtë vendimarrje ishte e madhe, por mesa duket dashuria për këtë qëllim dhe kombinimi që kemi në staf bëri që t’ja dalim mbanë në këtë sezon duke ofruar dicka të vecantë. Qëllimi ishte të sillnim një frymë të re të fjalës “diete”. Ne në Perfect Food, konceptin për regjimin ushqimor e kemi distancuar nga stresi që mbartin termat kalori, peshë, gram etj. Ajo çfarë kemi sjellë është një meny plot shije e kombinuar, lehtësisht e pranueshme dhe aspak e lodhshme. Të paktën deri tani kemi marrë një feedback shumë pozitiv nga klientët duke e manifestuar në rezultate. Sekreti është përkushtimi i stafit të kuzhinës, meje personalisht si edhe trajnerit dhe nutricionistes. Një tjetër sekret janë produktet që zgjedhim duke marrë më të mirën e tregut shqiptar. Stili dhe kombinimi i përbërësve për të kënaqur ndjesitë organoleptike me përdorimin e produkteve që çdo stinë sjell dhe karbohidrateve të duhura bën diferencën. Ndjesë për modestinë, por klientët na kanë përkëdhelur shumë duke na dhënë këto përshtypje.
Ajo çfarë ofrohet tek ne nuk është vetëm një shërbim i thjeshtë i shpërndarjes së ushqimit në banesë. Pas kësaj fshihet një ekip i plotë i përkushtuar. Pas konsultës që klientët kryejnë me nutricionisten, vendoset regjimi që ata duhet të ndjekin për të arritur qëllimet në peshë apo në shëndetin e tyre. Sigurisht aktiviteti fizik zë një vend të vecantë në stilin e shëndetshëm të jetesës, për këtë kemi trajnerin tonë i cili ofron gjithë shërbimin e tij në një palester me kushte bashkëkohore dhe programe të personalizuara.
Pas kalimit në këto dy hallka, menyja e përpiluar vjen në kuzhinë ku me të njëjtin pasion ndërtohet, përgatitet e gatuhet për të shkuar në destinacionin që klienti ka. Jemi përpjekur që paketimi të ketë cilësi pasi dihet se një ushqim nëse nuk vendoset në konteniere apo paketime të përshtatshme, jo vetëm që humbet vlerat, por edhe bëhet i rrezikshëm për konsumatorin.
Ndërkohë ofrojmë edhe paketat ushqimore ku individë të veçantë edhe pa qënë pjesë e regjimit ushqimor mund të zgjedhin të ushqehen tek ne nëse koha e tyre nuk mjafton për të konumuar ushqim në shtëpi. Jemi të gatshëm për këdo që na kërkon duke e gjetur veten sipas specifikave apo kërkesave që kanë ndaj kemi modeluar menytë Fat Loss, Bulk Up, Gluten Free, Mediterrain etj.
7. A janë ndërgjegjësuar në të ushqyerit shqiptarët?
Kjo pyetje më kujton dilemat e mia të fillimit kur ideja ime e krijimit të Perfect Food qëndronte në kokën time pa pushim. Sigurisht frika ekzistonte, pasi nuk qëndron vetëm çështja e ndërgjegjësimit, por ti pret nga vetja të sjellësh dicka ndryshe dhe kjo “ndryshe” duhet të vijë “butë” që të përqafohet menjëherë. Por për surprizë jo vetëm që pamë ndërgjegjësim, por ndjemë shumë shpejt kënqësinë dhe frutet e lodhjes e tani them me plot bindje që kemi një emër në treg ama ju paralajmërojmë se nuk ndalem as unë as të gjithë ne në Perfect Food.