Rregullatorët irlandezë kanë gjobitur TikTok me 345 milionë euro për shkeljen e privatësisë së fëmijëve.
Ankesa kishte të bënte me mënyrën se si aplikacioni i mediave sociale trajtoi të dhënat e fëmijëve në vitin 2020 veçanërisht rreth verifikimit të moshës dhe cilësimeve të privatësisë. Kjo gjoba më e madhe deri më tani që TikTok ka marrë nga rregullatorët.
Një zëdhënës i firmës së mediave sociale tha se nuk pajtohet me vendimin, sidomos me nivelin e gjobës së vendosur.
“Kritikët janë të përqendruara në veçoritë dhe cilësimet që ishin në fuqi tre vjet më parë, dhe që ne kemi bërë ndryshime shumë përpara se të fillonte hetimi, si p.sh. vendosja e të gjitha llogarive nën 16 vjeç në private si parazgjedhje”, thanë ata.
Gjoba është lëshuar nga Komisioni i Irlandës për Mbrojtjen e të Dhënave (DPC) sipas ligjit të BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR) të ligjit të privatësisë. GDPR përcakton rregullat që kompanitë duhet të ndjekin kur trajtojnë të dhënat. DPC zbuloi se TikTok nuk kishte qenë mjaft transparent me fëmijët në lidhje me cilësimet e tij të privatësisë. Profesoresha Sonia Livingstone, e cila hulumton të drejtat dhe përvojat dixhitale të fëmijëve në Shkollën e Ekonomisë dhe Shkencave Politike në Londër, përshëndeti vendimin e DPC. Fëmijët duan të marrin pjesë në botën dixhitale pa u shfrytëzuar apo manipuluar. Dhe kjo do të thotë se platformat duhet të shpjegojnë se si trajtohen të dhënat e tyre dhe, më e rëndësishmja, t’i trajtojnë të dhënat e tyre në mënyrë të drejtë, pasi privatësia është e drejtë e fëmijës,” tha ajo për BBC.
Një hetim është në proces nëse TikTok ka transferuar ilegalisht të dhëna nga BE në Kinë. TikTok është në pronësi të firmës së Pekinit ByteDance.
Përkthyer dhe përshtatur nga BBC për Probizz.al