Në fundjavë Saranda u vizitua nga shumë turistë të cilët treguan interes për makinat retro të vendosura në shëtitoren e qytetit . Kryeministri Edi Rama shpërndau në rrjetet sociale disa momenet të fiksuara nga turi i të huajve në jug të vendit .
“Saranda me ngjyra, çifte, të rinj, çdo moshë, çdo kombësi. Turistë që shijojnë Shqipërinë në qershor 2023”, shkruan Rama.
Në qytetin bregdetar u ekspozuan ,mbi 30 mjete retro nga Old Car Club – Bari (ASI). Këto mjete zhvilluan një tur në Sarandë, Ksamil, Butrint, Gjirokastër.