Fluturimet me kosto të ulët në Porto Riko kanë joshur shumë udhëtarë të zgjedhin ishullin si një vend pushimi gjatë pandemisë. Sipas mediave, një fluturim në një drejtim për në Porto Riko nga Florida tanimë është vetm 62 dollarë.
Kapacitetet e hoteleve deri më tani janë masën 60%, sipas organizatës së marketingut të destinacionit të ishullit, Discover Puerto Rico. Ishte numri më i lartë që nga Krishtlindja dhe hotelet presin të arrijnë të njëjtat nivele të shfrytëzimit për pushimet e ardhshme të pranverës si dhe verës.
Porto Riko hyri në bllokim marsin e kaluar. Megjithëse kufizimet u lehtësuan pak gjatë verës, dhe ish-guvernatori Ëanda Vázquez rihapi plotësisht plazhet në shtator, ato u mbyllën përsëri nga nëntori deri në janar.
Këto kufizime goditën rëndë industrinë e turizmit. Joaquín Bolívar, presidenti i Shoqatës së Hoteleve dhe Turizmit të Porto Rikos është shprehur se urdhrat ekzekutivë të zbatuar nga Ëanda Vázquez vendosën nën kërcënim pjesën akomoduese.
Porto Riko është nën shtetrrethim nga ora 12 e mëngjesit në 5 të mëngjesit dhe qendrat e brendshme mund të veprojnë me kapacitet 50% pasi guvernatori i sapozgjedhur, Pedro Pierluis, ka zbutur gjithnjë e më shumë kufizimet që nga janari. Plazhet janë gjithashtu të hapura për përdorim rekreativ.
Kostoja e ulët e udhëtimit ka sjellë probleme të shumta përfshirë këtu grumbullimet , mos mbajtjen e maskave në disa raste si dhe distancimin fizik.
Me ardhjen e pushimeve pranverore dhe përhapjen e varianteve të reja akoma në rritje, Discover Porto Riko po inkurajon udhëtarët të marrin pjesë në aktivitete në natyrë, të tilla si vizita e pyllit kombëtar të El Yunque ose plazhet.