Jennifer Lopez ndahet nga i fejuari

Këngëtarja latine Jennifer Lopez është ndarë nga i fejuari i saj Alex Rordiquez.

Këngëtarja 51 vjeçare dhe ish-bejsbollisti i Yankees kanë përfunduar romancën e tyre katër vjeçare përderisa ishin të fejuar prej dy vitesh. 

Sipas  TMZ ndarja ka ndodhur të premten në mëngjes.

Çifti është parë shumë i lumtur kohëve të fundit derisa gjatë muajit shkurt kishin qëndruar për disa ditë në Republikën Dominikane ku Jennifer ka xhiruar për filmin “Shotgun Wedding” me Josh Duhamel.

Një burim i afërt me çiftin ka thënë se Jennifer po vazhdon të qëndrojë në Dominikën Republikane për xhirimet e filmit të saj më të ri derisa Alex është në Miami duke u bërë gati për sezonin e ri të bejsbollit.

Thuhej se kohëve të fundit çifti po planifikonte të kurorëzonte lidhjen e tyre me martesë.

Ndarja vjen pasi çifti dy herë shtyu dasmën e tyre dhe pasi dolën zërat se ish-anëtari i Yankees kishte qenë duke luajtur fushë me një yll të ri të reality-showt.

Të Fundit

spot_img
Veza Rea'sspot_img