Rritja e çmimeve të karburanteve dhe energjisë elektrike ka qenë goditja e rradhës pas tërmetit të nëntorit 2021 dhe pandemisë së Covid-19 për industrinë e turizmit, duke sjellë rrezik për përballimin e sezonit të ardhshëm turistik. Unioni Turistik Shqiptar, duke iu referuar këtij rreziku i ka drejtuar ditën e djeshme qeverisë, Kryeministrit të vendit, Zotit Edi Rama, Ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Znj. Mirela Kumbaro dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Znj. Belinda Balluku, një letër me disa propozime konkrete për t’i ardhur në ndihme sektorit.