Imunitetin tonë mund ta ndihmojmë edhe duke konsumuar ushqimet e duhura.
Një ndër to është spinaqi i cili përmban vitamina A dhe K , hekur , magnez dhe antioksidantë . Duke u konsumuar më shpesh mund të kombinohet me sallata gjatë drekës dhe darkës.
Vezët janë një ushqim i shkëlqyer për vitaminën D të cilat forocojnë imunitetin .
Ndër vajrat që sugjerohet të përdoret është vaji ulliri ekstra i virgjër. I pasur me acide yndyrore të pangopura është i përshtatshëm për këdo që dëshiron të ushqehet shëndetshëm për zemrën e tij.
Frutat duhen konsumuar të gjitha, por për imunitetin janë më të mira portokallet të cila kanë përmbajtje të lartë të vitaminës C.