Në një studim të kryer nga universiteti i Harvardit në Boston është arritur në përfundimin se vaji i ullirit mund të ulë rrezikun nga demenca.
Dietologët dhe bashkëpunëtorët në këtë studim thonë se vaji i ullirit është i pasur me yndyrna të pangopura dhe përmban substanca me aktivitet oksidues që luajnë një rol mbrojtës për trurin.
Gjithashtu me konsumin e vajit të ullirit ndikon kundër rënies së aftësive njohëse dhe ekziston një rrezik më i ulët për sëmundjet kardiovaskulare.