• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Vesna Mardonović dhe Yoad Mick në AllWeb Digital 2025/ Si imagjinata dhe analitika ndërtojnë bizneset e së ardhmes

October 17, 2025
in Biznes, Ekonomi, INOVACION, Marketing, Teknologji
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Kur flasim për teknologjinë, kreativitetin dhe fuqinë për të ndryshuar mënyrën se si mendojmë e veprojmë, AllWeb Digital Conference 2025 mbetet skena ku këto koncepte marrin jetë. AllWeb Digital Conference nuk është vetëm një ngjarje për profesionistët e teknologjisë dhe inovacionit, por është vendi ku lindin idetë që ndryshojnë mënyrën si punojmë, mendojmë dhe ndërtojmë të ardhmen. Në këtë edicion, dy prej folësve që pritet të lënë gjurmë janë Yoad Mick dhe Vesna Mardonović, dy personalitete me rrugëtime shumë të ndryshme, por me një qëllim të përbashkët: t’u ndihmojnë njerëzve dhe bizneseve të çlirojnë potencialin e tyre të plotë.

Vesna Mardonović: Shkenca dhe strategjia pas vendimeve më të zgjuara mediatike

Me mbi 30 vite përvojë në udhëheqje, marketing dhe strategjinë media, Vesna ka ndikuar në mënyrën se si disa prej markave më të mëdha botërore mendojnë për komunikimin dhe ndikimin. Rrugëtimi i saj profesional shtrihet nga ndërtimi i një agjencie të suksesshme mediatike si CEO, duke drejtuar OMG/OMD/PHD në Adriatik dhe Ballkan, deri te shërbimi në ekipin drejtues të GSK, ku ajo ishte përgjegjëse për planifikimin strategjik dhe taktik të medias në 30 tregje.

Sot, Vesna ndihmon organizatat të optimizojnë vendimmarrjen e tyre mediatike, të përmirësojnë performancën e agjencive dhe të maksimizojnë kthimin nga investimi përmes auditimeve të përshtatura, konsulencës dhe trajnimeve. Qasja e saj ndërthur analizën e bazuar në të dhëna me kuptimin njerëzor, duke njohur se strategjia e madhe mediatike nuk ka të bëjë vetëm me numra, por me krijimin e lidhjeve kuptimplota me njerëzit.

Karriera e saj përfshin role me ndikim të lartë si Drejtore për CEE Consumer Healthcare në GSK, drejtimin e programeve globale të trajnimit të medias të GSK dhe udhëheqjen e ekipeve ndërkombëtare drejt efikasitetit dhe rezultateve të matshme. Si Presidente e Effie Awards Slovenia 2020 dhe trajnuese e certifikuar nga London School of Business Coaching, Vesna sjell jo vetëm ekspertizë, por edhe empati dhe perspektivë në çdo projekt që udhëheq.

E apasionuar pas turizmit dhe zbulimit të dstinacioneve të reja, nga ku ka vizituar plot 64 vende, Vesna frymëzohet nga sjellja reale njerëzore, duke vëzhguar, mësuar dhe përkthyer këto njohuri në strategji që i bëjnë markat më të rëndësishme dhe me ndikim.

Yoad Mick: Nga forcat speciale tek trajneri i imagjinatës

Duke ardhur nga një sfond profesional krejtësisht i ndryshëm, Yoad Mick na kujton se transformimi i vërtetë fillon në mendje. Ish-oficer i forcave speciale, më pas i diplomuar në psikologji, krijues reklamash dhe më vonë drejtues marketingu, Yoad ka ndërtuar një karrierë që bashkon zgjedhjen, disiplinën dhe kreativitetin me rritjen personale dhe profesionale, përmes një metodologjie unike që trajnon imagjinatën si një muskul të quajtur IMAGYM (Imagination Gym).

Si coach i imagjinatës, Yoad i ndihmon individët dhe ekipet të aktivizojnë atë që ai e quan “Proactive Imagination”, një qasje e re ndaj mendimit dhe veprimit që i lejon njerëzit të çlirojnë potencialin që tashmë e kanë brenda vetes. Kjo nuk është vetëm një teknikë, por një mënyrë jetese që ushtron mendjen për të parë më shumë mundësi, për të marrë vendime më të guximshme dhe për të udhëhequr me vetëdije.

Përvoja e tij në agjencitë më të mira të reklamave dhe në korporata ndërkombëtare në role ekzekutive i ka dhënë atij një kuptim të thellë të mënyrës se si funksionojnë njerëzit dhe organizatat. Kjo e ka lejuar të hartojë programe që sot përdoren në universitete, akseleratorë startup-esh dhe programe trajnimi për drejtues në mbarë botën duke ndihmuar qindra liderë, studiues dhe themelues të arrijnë transformime të prekshme.

Në një epokë ku të gjithë flasin për inteligjencën artificiale, Yoad rikthen vëmendjen te diçka thellësisht njerëzore, inteligjenca imagjinative: aftësia për të përfytyruar atë që ende nuk ekziston dhe për ta bërë realitet.

Kur strategjia takohet me imagjinatën

Në skenën e AllWeb Digital 2025, prania e Vesna Mardonović dhe Yoad Mick nuk është rastësi. Ajo simbolizon takimin e dy forcave plotësuese: strategjisë dhe imagjinatës, logjikës dhe kreativitetit, analizës dhe intuitës.

Vesna demonstron se si inteligjenca mediatike, njohja strategjike dhe udhëheqja e bazuar në të dhëna mund të udhëheqin vendimmarrje më të mençura dhe me ndikim, ndërsa Yoad tregon se si imagjinata i bën këto vendime më njerëzore, të qëndrueshme dhe frymëzuese. Së bashku, ata përfaqësojnë dy anët e së njëjtës monedhë  suksesin e qëndrueshëm që lind kur saktësia analitike takon vizionin krijues.

Një skenë për të mësuar, reflektuar dhe vepruar

Pjesëmarrja e tyre në AllWeb 2025 është një mundësi unike për të gjithë ata që duan të ecin një hap përpara,  jo vetëm në karrierë, por edhe në mënyrën si mendojnë për suksesin. Ata nuk do të flasin për teori, por për metoda konkrete që kanë ndryshuar mendje, biznese dhe organizata në mbarë botën.

Në një kohë kur transformimi digjital kërkon jo vetëm njohuri teknike, por edhe inteligjencë emocionale e imagjinative, Norik dhe Yoad sjellin formulën që e bën këtë të mundur.

Biletat janë të disponueshme në faqen zyrtare të konferencës: allweb.digital

Nëse kërkoni një arsye për të mos munguar këtë 6 nëntor, ajo është e thjeshtë: sepse  në AllWEB Digital do të takohen mendjet që po e formësojnë të ardhmen e biznesit, inovacionit dhe lidershipit në Ballkan … dhe përtej tij. /Businessmag

Tags: AllWebDigital2025BizneseeardhmjaVesnaMardonovicYoadMick
ShareTweetShare

TE NGJASHME

65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025
Ekonomi

65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

October 18, 2026
Lekët “ndajnë” shqiptarët/ Të pasurit kanë gati 5 herë më shumë të ardhura se të varfërit. Jemi mbi BE
Ekonomi

Lekët “ndajnë” shqiptarët/ Të pasurit kanë gati 5 herë më shumë të ardhura se të varfërit. Jemi mbi BE

October 17, 2026
Volkswagen tërheq mijëra makina elektrike, bateritë me defekt mund të shkaktojnë zjarr
Teknologji

Volkswagen tërheq mijëra makina elektrike, bateritë me defekt mund të shkaktojnë zjarr

October 17, 2026
Pajisja e parë e OpenAI mund të kushtojë 300–400 dollarë
Teknologji

Geoffrey Hinton ngre alarmin për inteligjencën artificiale: Ekziston rreziku që njerëzimi të humbasë kontrollin

October 15, 2026
Presionet e dollarit dobësojnë Bitcoin-in
Ekonomi

Presionet e dollarit dobësojnë Bitcoin-in

October 15, 2026
Enagic, nga Japonia drejt botës: Teknologjia Kangen Water dhe filozofia e një kompanie ndërkombëtare
Biznes

Enagic, nga Japonia drejt botës: Teknologjia Kangen Water dhe filozofia e një kompanie ndërkombëtare

October 15, 2026
Next Post
Për të mos u humbur! IA dhe turizmi, dy prej fushave aktuale që do të trajtojë konferenca e WOB-AL me 20 Tetor

Për të mos u humbur! IA dhe turizmi, dy prej fushave aktuale që do të trajtojë konferenca e WOB-AL me 20 Tetor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Shega, fruti i kuq që i bën mirë organizmit: Nga shëndeti i zemrës te mbrojtja e qelizave

Shega, fruti i kuq që i bën mirë organizmit: Nga shëndeti i zemrës te mbrojtja e qelizave

2 days ago
Materiali që kushton më shumë se diamanti: Një gram mund të vlejë deri në 140 milionë dollarë

Materiali që kushton më shumë se diamanti: Një gram mund të vlejë deri në 140 milionë dollarë

2 days ago
65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

3 days ago
Si t’i largojmë fëmijët nga ushqimet e pashëndetshme? Këshilla të thjeshta për prindërit

Si t’i largojmë fëmijët nga ushqimet e pashëndetshme? Këshilla të thjeshta për prindërit

3 days ago
Elon Musk prezanton “Roadster”-in futurist: Makina e së ardhmes që synon të sfidojë edhe gravitetin

Elon Musk prezanton “Roadster”-in futurist: Makina e së ardhmes që synon të sfidojë edhe gravitetin

4 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset