Në sezonin e vjeshtës dhe dimrit gështenjat konsiderohen si më të mirat e sezonit.
Në shumicën e rasteve konsumohen të ziera, por edhe të gatuara që mund të përdoren në supa të ndryshme.
Ato kanë shumë vlera për shëndetin, pasi janë të pasura me vitamina dhe minerale.
Gështenjat janë burim i vitaminës C, kalciumit dhe fosforit. Ato janë ideale kur ndiheni të lodhur dhe të plogësht.
Ky frut rekomandohet edhe për ata që dëshirojnë të forcojnë muskujt, nga personat me anemi si dhe nga sportistët.