Në një studim ku u përfshinë 141 pacientë që kishin depresion u vu re se shenjat e përmirësimit shfaqeshin me vrapin njëjtë si me medikamentet mjekësore .
Universiteti Vrije në Amsterdam krahasoi efektet e antidepresantëve dhe vrapimit në ankthin, depresionin dhe shëndetin e përgjithshëm gjatë një periudhe 16-javore.
Pacientëve iu dha mundësia të zgjidhnin të merrnin antidepresantë SSRI (frenues selektiv të rimarrjes së serotoninës) ose të merrnin pjesë në terapi vrapimi të bazuar në grup.
96 prej tyre zgjodhën vrapimin, ndërsa 45 zgjodhën ilaçet kundër depresionit.
Për sa i përket shëndetit fizik, vrapimi tregoi përmirësime, ndërsa ilaçet kundër depresionit patën një ndikim paksa negativ.
“Edhe pse më shumë njerëz zgjodhën terapinë e vrapimit, vetëm 52% e tyre i përmbaheshin rutinës së stërvitjes – ndërsa 82% e grupit të antidepresantëve iu përmbajtën ilaçeve të tyre”, shkruan Fox news .
Në fund të studimit, rreth 44% e njerëzve në të dy grupet treguan përmirësime në simptomat e depresionit dhe ankthit.