Shkencëtarët besojnë se ekziston një vrimë e zezë supermasive në mes të galaktikës sonë Rrugës së Qumështit – por studimi i ri ka sugjeruar që diçka më misterioze mund të jetë në qendër.
Shigjetari A*, objekti i madh në qendër të galaktikës sonë me një masë prej afërsisht katër milion diejsh, gjithnjë supozohej të ishte një vrimë e zezë nga lëvizja e yjeve rreth tij.
Në vitin 2014, megjithatë, ky supozim u sfidua ndërsa një re gazi e njohur si G2 iu afrua vrimës së zezë. Shkencëtarët prisnin që reja të shkatërrohej nga forcat e mëdha gravitacionale të Shigjetarit A*; kjo nuk ndodhi dhe G2 mbijetoi pa asnjë problem.
Disa shkencëtarë tani pohojnë se Shigjetari A* nuk është aspak një vrimë e zezë, por një tufë e materies së errët. Materia e errët është një material i padukshëm që mendohet se përbën 80 përqind të lëndës totale në univers, por është shumë sfiduese për t’u zbuluar sepse nuk ndërvepron me dritën.
Për ta provuar këtë, studiuesit në Qendrën Ndërkombëtare për Astrofizikën Relativiste (ICRA) simuluan zëvendësimin e qendrës së galaktikës sonë me materie të errët – specifikisht një grimcë elementare të çuditshme e njohur si “darkino” – që do të ishte e dendur në mes të masës, por më e përhapur në skajet.
“Darkinos”, thonë shkencëtarët, janë një lloj fermioni (grimca që nuk mund të ndajnë të njëjtën gjendje kuantike në çdo kohë) dhe si të tilla kufizohen në atë se sa dendur mund të paketohen së bashku. Kjo do të lejonte që G2 të mbijetojë në skajet, si dhe të lejojë yjet e afërt të ekzistojnë dhe madje të japin llogari për kurbën rrotulluese të aureolës së jashtme të Rrugës së Qumështit.
Ndërsa vrima e zezë supermasive mbetet hipoteza më e mundshme, përgjigja mund të jetë më komplekse nga sa mendojmë. Këtë vit, shkencëtarët propozuan që vrimat e zeza supermasive vetë mund të formohen nga materia e errët, e cila do të shpjegonte pse ato janë në gjendje të formohen kaq shpejt – para se të ekzistonin edhe galaktikat përreth tyre.
Burimi: The Independent