Warren Buffett është një investitor legjendar amerikan dhe CEO i Berkshire Hathaway. Këtë të hënë ai pati një bisedë me bashkëthemeluesin e startup-it VoiceFlow, Michael Hood, në të cilin ai këshilloi të rinjtë se si mund të fitojnë 50% më shumë se sa fitojnë tashmë.
“Mënyra e vetme e lehtë për të fituar 50% më shumë sesa tani është duke përmirësuar aftësitë e komunikimit, si të shkruara ashtu edhe verbale,” tha Buffett në videon e postuar në LinkedIn.
Buffett i tha audiencës së tij se ai ishte aq i tmerruar nga të folurit në publik, saqë kishte raste kur atij i ngriheshin nervat. Për të përmirësuar aftësitë e tij, ai ndoqi një kurs në Dale Carnegie. Biznesmeni e ka të vendosur në zyrën e tij diplomën e këtij kursi dhe komentoi se nuk ka as diplomë bachelor dhe as doktoraturë, por e mban kursin sepse i ndryshoi jetën.
“Mund të kesh të gjithë kapacitetin intelektual në botë, por duhet të jesh në gjendje ta transmetosh atë. Dhe transmetimi është komunikim,” shpjegon ai.
Buffett nuk është i vetmi miliarder që flet për rëndësinë e të qenit në gjendje të komunikosh në botën e biznesit. Richard Branson, themeluesi i Virgin Group, tha se sot është thelbësore të jesh një tregimtar i mirë për të qenë në gjendje të jesh një sipërmarrës i suksesshëm.
Burimi: Entrepreneur