WhatsApp thuhet se po teston një kufi në numrin e njerëzve tek të cilët mund të përcillet një mesazh “forwarded”. Aktualisht, nuk ka asnjë kufi, por versioni më i fundit i versionit beta të WhatsApp po shton një të tillë për herë të parë.
Me instalimin e versionit më të fundit të WhatsApp-it beta, shërbimi do të aplikohet vetëm mbi mesazhet që janë shpërndarë më parë. Nëse ju jeni autori i këtyre mesazheve, ju mund t’i bëni forward drejt secilit person që dëshironi.
Më parë mesazhet e bëra forward mund të rishpërndaheshin deri në 5 chats, ndërkohë që tani lejohet shpërndarja në vetëm një chat.
Lëvizja ka të ngjarë të lidhet me një përpjekje për të kufizuar sasinë e spamit dhe dezinformatave që përhapen nëpër aplikacione si WhatsApp.
WABetaInfo vëren se ndryshimi është tashmë i disponueshëm për disa testues beta të Android, por ata që janë pjesë e programit WhatsApp TestFlight tani do të përfshihen gjithashtu.
Aktualisht nuk ka asnjë tregues se kur mund të presim që ky kufi i ri i opsionit “forward” të shtohet në versionin e WhatsApp që është i disponueshëm në App Store.
Burimi: iMore