WhatsApp ka filluar të ofrojë mbështetjen e parashikuar për një numër të madh përdoruesish në Android dhe iOS duke i lejuar ata të përdorin llogarinë e tyre në pajisjet dytësore, pa kërkuar që telefonat e tyre të jenë të lidhur me internetin.
Përdoruesit mund të përdorin funksionin e ri për të lidhur WhatsApp deri në katër pajisje njëkohësisht për të dërguar dhe marrë mesazhe në aplikacion edhe kur telefonat e tyre nuk janë të lidhur me internetin. Përditësimi është i dobishëm nëse hyni në WhatsApp në një desktop ose Mac.
Duke ofruar mbështetje të pavarur, WhatsApp u mundëson përdoruesve të dërgojnë dhe të marrin mesazhe në pajisjet e tyre dytësore edhe nëse nuk janë në afërsi të telefonave të tyre. Funksioni gjithashtu ju ndihmon të qëndroni të lidhur me WhatsApp nëse telefoni juaj fiket.
Si të lidhni llogarinë tuaj të WhatsApp me një pajisje dytësore
Përpara se të filloni me hapat e mëposhtëm, është e rëndësishme të vini re se duhet të keni versionin më të fundit të WhatsApp për të marrë mbështetje për shumë pajisje dhe për të lidhur llogarinë tuaj me një pajisje dytësore.
Funksioni është gjithashtu aktualisht në ‘beta’ dhe mund të rezultojnë disa probleme të stabilitetit për momentin. Për më tepër, ai është i kufizuar në WhatsApp Web, Desktop dhe Portal. Kjo do të thotë që nuk mundeni ende të përdorni WhatsApp në një smartphone Android dhe një iOS njëkohësisht.
- Në smartphone-in tuaj duhet të shkoni fillimisht në Settings > Linked Devices > Multi-Device Beta.
- Regjistrohuni në Multi-Device Beta.
- Pasi të jeni regjistruar, shkoni sërisht në Link a Device.
- Hapni WhatsApp në PC ose laptopin tuaj dhe skanoni QR code me smartphone-in tuaj.
Pas lidhjes, WhatsApp do t’ju lejojë të dërgoni dhe të merrni mesazhe duke përdorur pajisjen tuaj dytësore. Do të mund të shihni gjithashtu mesazhet tuaja të mëparshme nga pajisja dytësore, megjithëse mesazhet që fshihen nga pajisja juaj kryesore nuk do të jenë të dukshme në atë dytësore. Mesazhet që fshini nga pajisja juaj dytësore gjithashtu nuk do të jenë të dukshme në telefonin tuaj. Sidoqoftë, kjo veçori nuk funksionon me një iPhone.
Burimi: Gadgets