Dojna Mema dhe Vlashent Sata deklaruan në fundvitin e 2020 që ata janë tashmë në një lidhje dhe e nisën vitin 2021 zyrtarisht si çift. Për herë të parë ata u njohën me njëri-tjetrin në një intervistë që Dojna i ka bërë Vlashentit, teksa ishte prezantuese në ‘Pop Culture’ dhe prej 3 vitesh ata janë bashkë.
Gjithmonë kanë ndarë me ndjekësit e tyre momente të lidhjes por asnjëherë nuk kishin folur për njohjen e tyre në emision. Ishte Vlashenti që tregoi në ‘Top Albania Radio’ se ç’mendoi për moderatoren në takimin e tyre.
“Unë dukesha ai djali ‘boring’ intelektual që ndonjëherë e teproj dhe ajo me batutat e mia kurse ajo më ka mahnitur. Mendova se ishte një vajzë e bukur ekrani me zhdërvjellësinë e një programi për të rinj siç ishte “Pop Culture”. Ndërkohë, Dojna ka një inteligjencë që është e rrallë për ekran dhe jemi shkrirë duke qeshur. Thash uau kjo goca qenka e mrekullueshme, kjo ishte njohja jonë e parë. Sot, të kesh një njeri që të do, jeta merr më tepër kuptim”,-u shpreh Vlashenti./ProBizz.al/