Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ndau sot shkrimin e “The Guardian travel”, ku Shqipëria konsiderohet vendi i surprizave.
Xhaçka u shpreh se Shqipëria zë përsëri një vend të veçantë në “The Guardian travel” dhe këtë herë ka qenë shkrimtari polak, Jacob Mikanowski, i cili e nisi udhëtimin tij për në Shqipëri me pritshmëri të ulëta dhe e përfundoi atë i mahnitur dhe i dashuruar me traditën, kulturën dhe natyrën e bukuritë evendit.
“Shqipëria është një nga vendet e pakta ku trashëgimia historike e kulturore nuk është vetëm një kujtim, por një realitet i gjallë. Kjo më dha shpresë, jo vetëm për Ballkanin, por për Evropën në tërësi”, citon ajo shkrimin e Mikanowskit.
Xhaçka u shpreh se në artikullin e tij ai përshkruan me detaje historinë, kulturën, Alpet, objektet e kultit, sazet si dhe mikpritjen e ngrohtë që karakterizon shqiptarët.
“‘Shqipëria, vendi i surprizave përfundon artikullin e tij Jacob Mikanowski, duke i ftuar të gjithë vizitorët e huaj të vizitojnë këtë vend kaq mahnitës’”, shkruan ministrja.
Burimi: ATSH