Detaje të tjera janë zbuluar për shkakun e vdekjes se vajzës së Elvis Presley-t.
Fëmija i vetëm i legjendës së rock ‘n’ roll-it, ndërroi jetë nga një çrregullim i zorrëve, ka thënë zyra e ekzaminuesit mjekësor të Qarkut të Los Angeles-it.
Kjo erdhi si rezultat i ngjitjeve të shkaktuara nga operacioni për humbje peshe që ajo iu nënshtrua disa vite më parë.
Presley vdiq në moshën 54-vjeçare pasi u dërgua me urgjencë në një spital në Kaliforni më 12 janar.
Dalja e saj e fundit publike ishte, në Golden Globes.