Këtë fillim jave rënien më të fortë dhe të papritur e regjistruan kriptomonedhat. Monedha kryesore virtuale Bitcoin ka humbur gati 27% të vlerës, krahasuar me kulmin e arritur në fund të Korrikut, duke rënë në kuotat e 51 mijë dollarëve për njësi.
Investitorët në Bitcoin përllogaritet që vetëm gjatë këtyre orëve të fundit të kenë humbur miliarda dollarë.
Rritjen e Bitcoinit e nxiti perspektiva e një fitoreje të mundshme të Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale të 5 Nëntorit në Shtetet e Bashkuara.
Trump që njihet si mbështetës i Bitcoinit dhe monedhave virtuale tha në një tubim në fund të muajit të kaluar se synon ta bëjë SHBA-në, kryeqendrën botërore të kriptokapitalit botëror.