Pas një studimi me Ministrinë e Turizmit, kemi marrë një vendim të ri për të nisur procesin për një aeroport në jug të vendit duke e mbyllur kurorën e avioacionit civil, në Kukës, në Tiranë, në Vlorë dhe më pas në Gjirokastër, një nga zonat më interesante për turizmin.
Kështu u shpreh zëvendëskryeministrja , njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e në Konferencën për Investimet dhe Zhvillimin Ekonomik të Europës e Shqipërisë, organizuar së bashku me Organizatën Botërore të Turizmi.
Në fjalën e saj Balluku theksoi se turizmi në Shqipëri është kthyer në një industri të rëndësishme që jep një kontribut të rëndësishëm në rritjen ekonomike të vendit.
Sipas saj impakt në turizëm pritet të japin edhe korridoret rrugore .