AktualitetEkonomiUncategorized

PRILL-QERSHOR EKONOMIA TKURRET ME 10.2%

0

Masat kufizuese  për parandalimin e covid-19 janë përkthyer në rënie drastike të ekonomisë në periudhën prill maj qershor 2020, periudhë e cila përfshin edhe kohën e karantinimit dhe mbylljes totale të disa biznesve.

Instat raporton sot se  në tremujorin e dytë ekonomia shqiptare u tkurr me afro 10.2% kundrejt të njëjtës përiudhë të vitit të kaluar.

Sipas Instat të gjithë sektorët kanë pësuar rënie të lartë kundrejt të njëjtit tremujor të vitit 2019.

Gropa më e madhe duket tek Tregtia, Transporti,  dhe sektori Hotelerisë me  rënie afro 26.3%.  Industria Përpunuese , nxjerrëse ka rënë me  afro 13.1%,  ndërtimi u tkurr 10.9%, .

Të vetmet që kanë performuar mirë edhe në periudhën e vështirë, janë bujqësia dhe Aktivitete të pasurive të paluajtshme.

Në total rënia ekonomike për 6 mujorin e parë të vitit 2020 është 6.6% .

Edhe institucionet financiare ndërkombëtare  e kanë parashikuar një goditje të tillë ekonomike për shkak të pasojave të pandemisë.

Berzh prêt  një rënie me  9% gjate 2020 ndërsa FMN rishikoi ditët e fundit parashikimin për  ekonominë shqipatre  në një rënie ekonomike në -7.5%.

“ENE 95” NGA NDËRTIMI TEK NDËRMJETËSIMI I PRONAVE

Previous article

NENSHKRUHET MARREVESHJA PER THEMELIMIN E BURSES SHQIPTARE TE ENERGJISE ELEKTRIKE – ALPEX

Next article

You may also like

Comments

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Aktualitet