Show bizzUncategorized

SHUHET TANYA ROBERTS

0

Hoolywoodi-t i shuhet një tjetër yll. Aktorja amerikane Tanya Roberts, e njohur më së shumti për rolet e saj në filmin Bond A Vieë to a Kill dhe sezonin e fundit të Charlie’s Angels, ka vdekur në moshën 65 vjeç.

Vdekja e saj u njoftua nga shoku dhe agjenti i saj Mike Pingel, i cili e quajti atë personin më të ëmbël që ka takuar ndonjëherë.

Sipas asaj që raportojmë mediat ndërkombëtare natën e Krishtlindjeve teksa po shëtiste qentë ajo është rrëzuar dhe u shtrua menjeherë në spital. Vdekja e saj nuk ka lidhje me Covid 19 , por mendohet se hematomat e shumta si pasojë e rrëzimit janë bërë shkak për humbjen e jetës.

Emri i vërtetë i saj është Victoria Leigh Blum dhe debutimin e parë në aktrim e shënoi në vitin 1975, me një rol në filmin e zhanrit horror, “Forced Entry”.

Tayna njihet për portretizimin e bukuroshes “Stacey Sutton”, në vitin 1985, ku luajti krahas aktorit Roger Moore i cili shënoi performancën e fundit të agjentit sekret James Bond.

Sa i përket roleve televizive, Tanya Roberts i ishte bashkuar serisë “Charlie’s Angels” në sezonin e pestë dhe të fundit, që u transmetua në vitin 1980 në kanalin “ABC NEWS”. Në fund të viteve ’90 ajo u shfaq me një rol dytësor në serinë “That ’70s Show”.

BANKA BOTËRORE KREDI 80 MLN DOLLARË PËR SHQIPËRINË

Previous article

PAS NJE GOTË VERE, VJEN HISTORIA!

Next article

You may also like

Comments

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Show bizz