AktualitetEkonomiUncategorized

Taksa “gangrenë” për ndërtuesit, kërkesë për shfuqizim në prag zgjedhjesh!

0

Janë bërë bashkë në kërkesën e tyre Dhoma Shqiptare e Tregtisë, Biznes Albania Dhe Unioni i Bashkimit të dhomave të tregtisë duke bërë thirrje për shfuqizim të ligjit për Strehimin Social, i cili detyron që 3 përqind të sipërfaqes së ndërtimit t’i kalohet bashkive për familjet e pastreha.

Komuniteti i biznesit ndihet i shqetësuar në lidhje me një ligj të miratuar kohë më parë për barrën e taksave me të cilën është rënduar sektori i ndërtimit. Në mënyrë të njëanshme dhe arbitrare parlamenti ka votuar ligjin për Strehimin Social, i cilin detyron që 3 përqind të sipërfaqes së ndërtimit t’i kalohet bashkive për familjet e pastreha. Komuniteti i biznesit e konsideron këtë ligj si një taksë të paarsyeshme dhe kërkon rishikimin e saj.”- thuhet në deklaratë.

Bizneset e sektorit paralajmërojnë rritje të çmimit final të objekteve për shkak të barrës së taksave.

Ky ligj do të rrisë kostot për metër katror të çdo objekti të ri, pasi ai do të rëndojë në çmimin final që paguhet nga konsumatori. Si hap të parë, komuniteti i biznesit kërkon që ky detyrim shtesë të evidentohet si një zë më vete në kontratën finale të shit-blerjes në mënyrë që të evidentohet që ky është një detyrim i polikës dhe jo një kosto e ndërtuesit.”- thuhet në reagimin e shoqatave të biznesit.

Nga ana tjetër, komuniteti i bizensit i bën thirrje Gjykatës Kushtetuese, e cila është duke e shqyrtuar këtë çështje, të shfuqizojë nenin detyrues të kësaj takse.

Solidariteti për shtresat në nevojë dhe vulnerable, duhet të mbështetet nga të gjithë tatimpaguesit e Shqipërisë dhe jo vetëm nga një segment i caktuar i ekonomisë, siç është sektori i ndërtimit, i cili sot është më i rënduari nga barra e taksave.”- thuhet në deklaratë./ProBizz.al/

Mytilineos zgjeron partneritetin global me Huawei

Previous article

Angelina Jolie u kthye në aktrim për hir të familjes

Next article

You may also like

Comments

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Aktualitet