“Lumturo Dhimbjen, Shijo të Bukurën!” është slogani i eventit ku 12 stiliste bëhen së bashku për një kauzë të madhe humane.
Eventi i bamirësisë, “Lumturo Dhimbjen”, u zhvillua në Tiranë për të katërtin vit radhazi dhe iu dedikua fëmijëve që vuajnë nga kanceri në spitalin “Nënë Tereza”.
Stilistja Brixhilda Muça e organizaton këtë event nisur nga historia prekëse e djalit të saj, që prej 10 vitesh vuan nga kanceri. Motivi i saj është të bëjë të gjithë njerëzit së bashku dhe t’i ndërgjegjësojë për nevojat dhe ndihmën e madhe që këta fëmijë kanë nevojë, duke parë se sa në harresë lihen ata.
Shumë profesionistë shqiptarë u vetëofruan të jepnin kontributin e tyre vullnetarisht duke bërë të mundur një ogranizimin ndryshe të një eventi të tillë, pa marrë fonde apo donacione për elementët e nevojitshëm si ambienti, dekori, fonia, modelet etj.
Sfilatën e hapi një vogëlushe që mbante në dorë simbolin e kancerit te fëmijët për të sjellë në vëmëndjen e të ftuarve arsyen pse i ishin bashkuar këtij eventi bamirësie dhe të kontribuonin në ndihmë të tyre.
Risia në këtë sfilatë ishin veshjet e grave të mbuluara që praktikojnë fenë myslimane, por që u veshën dhe nga modele të huaja dhe të feve të ndryshme, duke simbolizuar shoqërinë e bashkëpunimit dhe harmoninë midis njerëzve pavarësisht besimit të tyre.
Në sfilatë ka qenë e pranishme dhe këngëtarja Çiljeta Xhilaga, e cila mbylli mbrëmjen e veshur me një fustan nusërie, me hijab dhe me një kurorë madhështore në kokë, stiluar nga Frida Xhoi Xhei./ProBizz.al