AZHBR vijon me mbështetjen me naftë për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi në kuadër të Skemës Kombëtare 2023.
Deri më sot janë 30,199 karta të shpërndara për fermerët nga zyrat e AREB në të gjithë vendin, ndërkohë janë në proces shqyrtimi administrativ dhe shpërndarje edhe kartat e tjera.
Masa e mbështetjes me naftë po zbatohet për të tretin vit radhazi dhe ka për qëllim uljen e kostove për fermerët.
Burimi: AZHBR