30.199 karta të shpërndara deri më sot nga AZHBR për fermerët

AZHBR vijon me mbështetjen me naftë për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi në kuadër të Skemës Kombëtare 2023.

 Deri më sot janë 30,199 karta të shpërndara për fermerët nga zyrat e AREB në të gjithë vendin, ndërkohë janë në proces shqyrtimi administrativ dhe shpërndarje edhe kartat e tjera.

Masa e mbështetjes me naftë po zbatohet për të tretin vit radhazi dhe ka për qëllim uljen e kostove për fermerët.

Burimi: AZHBR