• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Tuesday, July 21, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

“BIO STANI” BUZËMADHE KUKËS, NJË HISTORI SUKSESI QË NISI NGA DASHURIA PËR NATYRËN DHE TRADITËN

October 3, 2025
in Histori Suksesi, RISI, SME, Startup
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Në zemër të Alpeve Shqiptare, në rajonin malor të Kukësit, ka lindur një iniciatë e veçantë që po i sjell prodhimet organike të bjeshkëve shqiptare në tregje të ndryshme. “BIO STANI” Buzëmadhe Kukës, e udhëhequr nga i riu Ardit Lala, ka shfrytëzuar pasurinë e pashuar të këtij krahu malor për të krijuar një model të suksesshëm biznesi ku në finale nxit zinxhirin e aktivitetit tek të gjithë fermerët.

Në një bisedë të veçantë për Probizz.al, Ardit Lala na tregon historinë e tij inspiruese, nga fillimet e vështira deri te suksesi i dukshëm që ka arritur duke bashkuar prodhimet e fermerëve të zonës dhe duke i promovuar produktet bio të Kukësit jo vetëm në Shqipëri, por edhe përtej kufijve të saj.

https://www.instagram.com/p/DOjRGkujCUI

Ideja e “BIO STANI-t” nuk erdhi menjëherë, por u zgjua gradualisht nga nevoja për vetëpunësim gjatë periudhës së studimeve. Me kalimin e kohës, pëlqyeshmëria e produkteve u rrit dhe kjo i dha Arditit shtysë dhe motivim për të vazhduar dhe zgjeruar veprimtarinë.

“Si fillim vetëpunësim gjatë kohës të studimeve. Ritmi vazhdoi në rritje dhe progres. Duke e parë si risi të veçantë, unike dhe gjithçka aromë bjeshkësh, u krijua pëlqyeshmëri duke më dhënë shtysë dhe motivë çdo vit e më shumë. Si fillim nuk njiheshin shumë, por me kalimin e kohës u kthye në praktikë të rregullt përdorimi i produkteve bio.”- shprehet i riu.

Nisma e Ardit Lalës përqendrohet në grumbullimin dhe tregtimin e produkteve të egra e bimëve medicinale nga alpet e Kukësit. Kukësi, i cili gjeografikisht ndodhet në pjesën verilindore të Shqipërisë dhe është i rrethuar nga male, ofron një mjedis ideal për rritjen e bimëve medicinale në mënyrë të egër. Ky rajon është pjesë e Alpeve Shqiptare dhe karakterizohet nga një natyrë e pasur dhe peisazhe malore përrallore.

https://www.instagram.com/p/DPWTBrlDBCU

Sot, nisma e Arditit përfshin familjen e tij dhe banorë të fshatit të tij, duke krijuar kështu një grumbullim të sigurtë të produkteve natyrore. Për shkak të natyrës së produkteve të egra, BIO STANI nuk përdor tokë në kuptimin tradicional të bujqësisë, por i grumbullon produktet nga e gjithë zona malore e Kukësit, e cila shtrihet në një zonë të gjerë.

Gama e produkteve është e qartë: Vetëm nga alpet dhe asgjë tjetër që nuk i përket Alpeve!

Produktet që gjenden tek “Bio Stani”:

  • Boronicë të egër (njomë/tharë)
  • Trëndafil të egër (njomë/tharë)
  • Mjedër të njomë/freskët
  • Mollë të egra
  • Shërbelë të egër
  • Dëllinjë të egër
  • Çaj mali të egër
  • Çaj Balsami
  • Çaj 1000 fletësh
  • Aguliqe të egër
  • Kamomil të egër
  • Salep
  • Mjaltë bjeshkësh shumëlulesh
  • Nuk mungon edhe patatja e verdhe tradicionale e Kukësit.

https://www.instagram.com/p/DHqR1IWqkUQ

Ajo mban shije autentike dhe plotëson të gjitha vlerat ushqyese. Kërkesa dhe pëlqyeshmëria për këtë produkt ka kaluar kufijtë e Shqipërisë. Bio Stani në këtë rast grumbullon të gjithë prodhimin e bollshëm të fshatit duke ruajtur unitetin, vetëm me farën e verdhe dhe patjetër të cilësisë së parë.

“Ky ka qenë parimi ynë ndaj cilësisë së produkteve, dhe në këtë mënyrë kemi krijuar besim dhe sukses.”- thotë Arditi.

Këtë punë e bën me mjaft pasion.
“Jetojmë në Buzëmadhe, punojmë dhe mbledhim produkte bio medicinale. Çdo veprim dhe bashkëpunim e kryejmë personalisht duke bashkëpunuar prej vitesh me të njëjtët fermerë besnik të fshatit, ku të gjithë e kanë burim të ardhurash mbledhjen e Bimeve Medicinale.”

Procesi i grumbullimit dhe shpërndarjes është i organizuar në mënyrë të përpiktë:

  • Paraqitje fizike në fshat në bashkëpunim intensiv me grumbulluesit
  • Përdorimi i mjeteve të ndryshme të përshtatshme të transportit
  • Bashkëpunim i ngushtë me fermerët e rregullt për shumë vjet

BIO STANI ka ndërtuar një prani të fortë tregtimi në dy kanale kryesore:

  1. Shitjet fizike përmes prezantimit direkt të produkteve
  2. Shitjet online përmes kanaleve digitale për një audiencë më të gjerë

Nisma ka ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e ekonomisë lokale duke krijuar burime të ardhurash për banorët e fshatit që merren me mbledhjen e bimëve medicinale. Kjo ka ndihmuar në ruajtjen e popullsisë në zonën malore dhe në promovimin e vlerave tradicionale.

https://www.instagram.com/p/DNBN7PttUye

Nuk mungojnë edhe sfidat, ato janë:

  • Kushtet e vështira atmosferike gjatë stinës së dimrit
  • Vështirësitë e lëvizjes në borë dhe akull
  • Menaxhimin e prodhimit të ndryshueshëm nga viti në vit

Pavarësisht sfidave, BIO STANI ka disa synime të qarta për të ardhmen:

  • Vazhdim i bashkëpunimit me shqiptarët emigrant në shtete të ndryshme
  • Eksport i kujdesshëm në tregjet e huaja, duke marrë parasysh ndryshueshmërinë e prodhimit natyral
  • Ruajtja e cilësisë dhe e natyralitetit të produkteve

Këshillat e Arditit për ata që dëshirojnë të nisin një nismë të ngjashme:

  • Vërtetësia dhe sinqeriteti janë thelbësore për suksesin
  • Pastërtia në të gjitha proceset
  • Mos u frikësoni nga vështirësitë, sepse çdo prodhim nuk është kurrë humbje

I pyetur se pse zgjodhi të marrë pjesë dhe të drejtojë këtë nismë, Arditi shprehet:
“Është nder për mua, në radhë të parë, të promovoj natyrën, bukurinë dhe produktet e bjeshkëve ku kam lindur. Është ndjesi e ngrohtë kur je në kontakt me natyrën çdo kohë. Historia ime personale është krejt ndryshe. Unë kam studiuar për infermeri. Betimi ynë është humanizmi. Ndaj, produktet natyrale e kanë ndërlidhur punën me kënaqësinë profesionale, dobitë dhe uratë që marr nga familjarët për benefitet e produkteve ndaj fëmijëve të vegjël, pleq, asmatikë, diabetikë, gripe, kolle, hipertencion, anemi, viroza, ftohje, më bëjnë të ndihem i plotësuar dhe motivues.”

https://www.instagram.com/p/DK9vS2PNhvt

Nisma e Ardit Lalës, “BIO STANI” Buzëmadhe Kukës, përfaqëson shumë më shumë se një biznes të thjeshtë. Ai është pasqyrim i dashurisë për natyrën shqiptare, për vlerat tradicionale dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të zonave malore. Nëpërmjet kësaj inicative, Arditi nuk ka krijuar vetëm një burim të ardhurash për vete dhe banorët e tjerë të fshatit, por ka hapur një rrugë të re për promovimin e pasurisë natyrore të Shqipërisë në tregjet vendase dhe ato ndërkombëtare.

Sipas të gjitha treguesve, “BIO STANI” Buzëmadhe Kukës do të vazhdojë të rritet dhe të zhvillohet, duke mbajtur gjallë traditat dhe vlerat autoktone, duke i sjellë në tavolinën e shqiptarëve produkte të shëndetshme dhe të pastra nga natyra e paprekur e alpeve tona.

Kontakt:

https://www.instagram.com/bio_stani

Tags: AlpeArditLalabimemedicinaleBIOSTANIBjeshkeBuzemadheKukesShqiperi
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Shkencëtarët krijojnë panele diellore të padukshme që lejojnë dritaret të prodhojnë energji elektrike
RISI

Shkencëtarët krijojnë panele diellore të padukshme që lejojnë dritaret të prodhojnë energji elektrike

July 15, 2026
Blair Isufi, ylli i bukurisë shqiptare që rrëmbeu titullin Miss Tourism Albania 2026
Histori Suksesi

Blair Isufi, ylli i bukurisë shqiptare që rrëmbeu titullin Miss Tourism Albania 2026

July 11, 2026
Krijuesit më të paguar në vitin 2026
Ekonomi

Krijuesit më të paguar në vitin 2026

July 10, 2026
Kidoor, platforma shqiptare që synon të ndryshojë mënyrën si prindërit edukojnë fëmijët në epokën digjitale
Biznes

Kidoor, platforma shqiptare që synon të ndryshojë mënyrën si prindërit edukojnë fëmijët në epokën digjitale

June 28, 2026
Sipërmarrësi Leotrim Iseni: Çdo biznes i suksesshëm shqiptar forcon besimin dhe imazhin e komunitetit tonë në Zvicër
Biznes

Sipërmarrësi Leotrim Iseni: Çdo biznes i suksesshëm shqiptar forcon besimin dhe imazhin e komunitetit tonë në Zvicër

June 27, 2026
Eda Derhemi: Nga rrënjët shqiptare në lidershipin global të emigracionit
Histori Suksesi

Eda Derhemi: Nga rrënjët shqiptare në lidershipin global të emigracionit

June 25, 2026
Next Post
PSE PRINDËRIT E KUJDESSHËM ZGJEDHIN TRUDI BABY CARE?

PSE PRINDËRIT E KUJDESSHËM ZGJEDHIN TRUDI BABY CARE?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling”

Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling”

4 days ago
Kompensimi 10% për fermerët, mbi 680 aplikime të dorëzuara deri më 14 korrik

Kompensimi 10% për fermerët, mbi 680 aplikime të dorëzuara deri më 14 korrik

4 days ago
Buxheti mbyll 6-mujorin me 561 milionë euro suficit

Buxheti mbyll 6-mujorin me 561 milionë euro suficit

4 days ago
Disa këshilla si të qetësoni djegiet nga dielli

Djegiet nga dielli, si të qetësoni lëkurën dhe të shmangni dëmtimet

4 days ago
Nga Mëngjesi Deri në Darkë – Sa Gota me Ujë Duhet të Pini

Shenjat që tregojnë se trupi juaj ka nevojë për më shumë ujë

5 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset