Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) vlerëson se rreth 48 milionë njerëz sëmuren nga patogjenët që vijnë nga ushqimi çdo vit.
Prandaj është një ide e mirë të njiheni me ushqimet që përbëjnë rrezik. Më poshtë, AgroWeb.org ju njeh me atë çfarë duhet të dini.
Cilat janë patogjenët që vijnë nga ushqimi?
Ndryshe nga bakteret e dobishme si laktobacilet që gjenden në disa lloje kosi, mikrobet që vijnë nga ushqimi mund të shkaktojnë një sërë simptomash të pakëndshme. Patogjenët që vijnë nga ushqimi mund të jenë gjithashtu viruse, parazitë dhe toksina.
Si kontaminojnë patogjenët ushqimin?
Ka shumë mënyra që mikrobet mund të kontaminojnë ushqimin. Një prej tyre është uji i përdorur për të ujitur tokën. Ai mund të kontaminohet me mikrobe, që më pas transferohen në ushqimin që po rritet në tokë.
Njerëzit e infektuar me një sëmundje të shkaktuar nga ushqimi, të cilët më pas trajtojnë ose përgatisin ushqim për të tjerët pa praktikuar higjenën e duhur, mund të transferojnë mikrobet edhe në pjatat tuaja.
Gjithashtu nëse ushqimi nuk ruhet në temperaturën e duhur, kthehet në një vend rritjeje për bakteret.
Si ndryshojnë sëmundjet e shkaktuara nga ushqimi nga helmimi me ushqim?
Infeksionet që vijnë nga ushqimi janë ato që ndodhin kur konsumoni ushqim që përmban baktere të cilat shkaktojnë sëmundje. Simptomat e sëmundjes duan kohë që të shfaqen, ndonjëherë edhe javë.
Ndërsa helmimi nga ushqimi, nuk shkaktohet nga vetë bakteret. Ndryshe nga infeksioni, simptomat zakonisht shfaqen shumë shpejt pas ngrënies së ushqimeve të kontaminuara.
Cilat janë llojet më të zakonshme të sëmundjeve të shkaktuara nga ushqimi?
Norovirusi
Infeksioni më i zakonshëm që vjen nga ushqimi është ai me infektimin nga Norovirusi. Sipas CDC ai përbën rreth 685 milionë të rasteve globale çdo vit.
Shkaktarët e zakonshëm përfshijnë kontaktin me njerëzit dhe sipërfaqet e infektuara, si dhe konsumin e ushqimit ose pijeve që janë kontaminuar me virusin.
Salmonela
Ajo gjendet më së shumti tek shpendët, mishi i derrit, qumështi i pa pasterizaur, vezët, mishi i kuq, frutat, perimet dhe arrorët. Salmonela është gjetur edhe në ushqimin e kafshëve shtëpiake dhe ëmbëlsirat.
Clostridium Perfringens
Janë toksina të prodhuara nga baktere të caktuara, të cilat nuk mund të përhapen nga personi në person.
Kampilobakter
Ky mikroorganizëm mund të gjendët të qumështi i papasterizuar, mishi i shpendëve dhe uji. Prandaj këshillohet konsumi i qumështit të pasterizuar dhe ujit të filtruar dhe dezinfektuar.
E. Coli
Escherichia Coli është e pranishme në sistemin tretës dhe në shumicën e rasteve nuk shkakton sëmundje, or ka forma ose nëntipe specifike që janë infektuese.
Mishi i viçit i papërpunuar, qumështi dhe djathërat e papasterizuara, frutat, perimet dhe uji i kontaminuar, janë disa nga burimet.
Marrja aksidentale e grimcave të feçes nga kafshët ose njerëzit e infektuar, mund të përhapë mikrobet E. coli.
Listeria
Qumështi dhe djathërat e papasterizuar, frutat, perime, mishi i papërpunuar, sallamet, dhe disa produkte deti, janë ndër burimet më të zakonshme të Listerisë. Gratë shtatëzana, të moshuarit apo personat e sëmurë, duhet të tregojnë shumë kujdes.
Stafilokoku (Staphylocoçus Aureus)
Ndonëse jo aq i zakonshëm sa mikrobet e përshkruara më sipër, ai mbetet një shqetësim.
Stafioku shpesh jeton në lëkurë, kështu që ushqimi që trajtohet ose përgatitet nga kushdo me stafilokok është një burim i mundshëm kontaminimi.
Loje të ndryshme mishi, sanduiçët, sallatat dhe ëmbëlsirat, janë disa burime me rrezik të lartë të stafilokokut. Sipmtomat në këtë rast shfaqen shpejt, brenda 30 minutave deri në 8 orë pas infektimit.
Në të gjitha rastet simptomat janë pothuajse të njëjta, si të vjella, diarre, apo dhimbje barku. Shfaqja e tyre mund të shkojë deri në disa ditë.
Si të reduktoni rrezikun?
Mbani gjithmonë ushqimet në temperaturën e duhur.
Lani gjithmonë mirë duart me ujë të ngrohtë dhe sapun, për të paktën 20 sekonda.
Nëse jeni infektuar shmangni përgatitjen e ushqimit.
Burimi: AgroWeb