• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Sunday, October 25, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Një lundrim i bukur mbi pasqyrën natyrore të Lagunës së Patokut

August 27, 2021
in Destinacione, Te Pergjithshme
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Kur bregdeti, laguna, grykëderdhjet e lumenjve apo kënetat takohen njëra me tjetrën, rezultati që përftohet është padyshim mbresëlënës. I tillë është dhe parku natyror Patok-Fushë Kuqe-Ishëm, ku të gjitha habitatet e sipërpërmendura ndërthurren së bashku duke dhuruar pamje tejet spektakolare.

Patoku Lagoon, North Albania
Laguna e Patokut, Lezhë, foto nga IntoAlbania.

Mbi 358 specie bimësh të larta e deri në 179 lloje shpendësh popullojnë të gjithë zonën, duke e kthyer në një parajsë të vërtetë për të apasionuarit pas biodiversitetit. Flora dhe fauna e Lagunës së Patokut tërheqin përvit me mijëra vizitorë, të cilët përmes shëtitjeve me varkë në Lagunën e qetë, kanë mundësinë të kundrojnë nga afër një pasuri të vërtetë natyrore.

Laguna e Patokut
Laguna e Patokut, Lezhë, foto nga IntoAlbania.

Falë pozicionimit vetëm 50 km larg Tiranës, Laguna është lehtësisht e arritshme me makinë e në të mund të kalosh një fundjavë ideale mes qetësisë e kartolinave natyrore. Peizazhin e zbukurojnë akoma më tepër kasollet e vogla prej druri të ndërtuara mbi lagunë, të cilat së largu të krijojnë ndjesinë sikur po vrojton bungalou-t e famshme të ishujve të Paqësorit. Në këto kasolle prej druri ju do mund të shijoni gatimin tradicional e të shijshëm të restoranteve të Patokut.

Buka e misrit e përgatitur aty për aty, apo peshqit e freskët që kapen në lagunë, janë vetëm disa nga gatimet që do ju bëjnë të lëpini gishtat. Sikur të mos mjaftonte menuja e zgjedhur, ngjyrat e qiellit që reflektohen në lagunë e bëjnë këtë të fundit një pasqyrë të rrallë natyrore që do ju dhurojë emocione të shumta. Për ata që duan të qëndrojnë më gjatë, nuk mungojnë as disa hotele të pozicionuara anës lagunës.

Laguna e Patokut
Laguna e Patokut, Lezhë, foto nga IntoAlbania.

Përgjatë lundrimit me varkë do të shihni dhe rrjetat e hedhura të peshkatarëve, për të kapur levrekun, merlucin, qefullin, ngjalën, gjuhëzën e të tjerë peshq që falë dhe prurjeve të Adriatikut dhe lumit Ishëm nuk mungojnë. Ndër disa prej monumenteve natyrorë të krijuar që vlen të përmenden janë Ishulli i Cabokut dhe Kordoni Litoral që ndodhen në perëndim të Lagunës.

Në fund të udhëtimit tuaj, nuk mund të largoheni pa konfirmuar dhe dyshimin mbi prejardhjen e emrit të Lagunës. Emri Patok ka ardhur natyrshëm, si rrjedhojë e patave të shumta që popullonin zonën. Ndaj nëse keni vendosur ndonjë bast me miqtë apo familjarët për origjinën e emrit, erdhi momenti që ai që vuri bast mbi patat të shpallet fitues!

Si të shkosh:

Tiranë mbikalimi Patok – Fushë Kuqe ish gabinat e plazhit të Patokut; Lezhë mbikalimi Patok – Fushë Kuqe ish gabinat e plazhit Patokut; Adriatik – Grykderdhja e Lumit Ishëm, Godull.

Burimi: Into Albania

Tags: AlbaniaBimeE qeteLagunaLaguna e PatokutLezheLundrimPark natyrorPatokShpendeShqiperiSpecie
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Sigurimi i jetës mbetet “luks” – Niveli i primeve i rendit shqiptarët të fundit në rajon. Ndërgjegjësim tepër i ulët
Te Pergjithshme

Sigurimi i jetës mbetet “luks” – Niveli i primeve i rendit shqiptarët të fundit në rajon. Ndërgjegjësim tepër i ulët

October 23, 2026
Harrojini Parisin dhe Romën, ky qytet europian renditet si destinacioni më i mirë për një fundjavë në vitin 2027
Destinacione

Harrojini Parisin dhe Romën, ky qytet europian renditet si destinacioni më i mirë për një fundjavë në vitin 2027

October 14, 2026
La punën me pagë gjashtëshifrore në Amazon ndërsa ishte shtatzënë! Sot po ndërton një startup me Inteligjencë Artificiale që synon miliarda
Te Pergjithshme

La punën me pagë gjashtëshifrore në Amazon ndërsa ishte shtatzënë! Sot po ndërton një startup me Inteligjencë Artificiale që synon miliarda

October 9, 2026
Vizitorët që duan të hyjnë në Venecia do paguajnë taksë 10 euro
Destinacione

Venecia shtrenjton hyrjen për turistët, tarifa mund të shkojë deri në 30 euro

September 22, 2026
Shqipëria mes vendeve më të bukura në botë për çiklizëm, Liqeni i Ohrit hyn në Top 15
Aktualitet

Shqipëria mes vendeve më të bukura në botë për çiklizëm, Liqeni i Ohrit hyn në Top 15

September 21, 2026
Ishulli i vogël pranë Itakës që po çmend turistët, derrat lahen në det dhe shëtisin mes pushuesve
Destinacione

Ishulli i vogël pranë Itakës që po çmend turistët, derrat lahen në det dhe shëtisin mes pushuesve

September 18, 2026
Next Post
Ndalo, shiko dhe magjepsu! Piktori që tërheq vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj

Ndalo, shiko dhe magjepsu! Piktori që tërheq vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Alarm për të ardhmen e gazetarisë në Gjermani, numri i gazetarëve mund të përgjysmohet deri në vitin 2035

Alarm për të ardhmen e gazetarisë në Gjermani, numri i gazetarëve mund të përgjysmohet deri në vitin 2035

6 hours ago
A e ul vërtet alkooli stresin e punës pas gotës së parë? Shkenca shpjegon çfarë ndodh në trurin tonë

A e ul vërtet alkooli stresin e punës pas gotës së parë? Shkenca shpjegon çfarë ndodh në trurin tonë

7 hours ago
Ndarja e pronës mes bashkëpronarëve, si bëhet regjistrimi përmes e-Albania

Ndarja e pronës mes bashkëpronarëve, si bëhet regjistrimi përmes e-Albania

9 hours ago
BMW dhe Audi pezullojnë dërgesat në Kinë për shkak të luftës në Ukrainë

BMW plan për shkurtime të mijëra vendeve të punës në Gjermani, inteligjenca artificiale në qendër të ristrukturimit

1 day ago
Ramë Dardania sjell në Zvicër “Anatominë e Kaosit”, një reflektim artistik mbi njeriun dhe shoqërinë bashkëkohore

Ramë Dardania sjell në Zvicër “Anatominë e Kaosit”, një reflektim artistik mbi njeriun dhe shoqërinë bashkëkohore

1 day ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset